E Shtunë, 31 Tetor 2026

Programi berthamor, Irani nuk terhiqet

GJENEVE - Irani nuk e ve ne diskutim pezullimin e pasurimit te uraniumit ne bisedimet e nisura dje. Kryenegociatori iranian per ceshtjen berthamore i perjashtoi te tilla negociata kur tha dje se, "as qe behet fjale te diskutojme per ndalimin e pasurimit te uraniumit ne raundet e ardhshme te bisedimeve me fuqite e medha". I pyetur nga agjencia Reuters, nese Teherani do ta marre ne konsiderate nje kerkese per ndalimin e pasurimit te uraniumit, si nje parakusht per bisedime te plota lidhur me programin e tij berthamor, Saeed Jalili tha: "Ne jemi te prirur te diskutojme vetem pika te perbashketa te paketes". Gjashte vendet, SHBA, Rusia, Kina, Franca, Britania e Madhe dhe Gjermania, po vazhdojne te presin qe Teherani t'i pergjigjet ofertes se tyre, pas nisej dje ne Gjeneve te bisedimeve mbi programin berthamor iranian.

SHBA

Sekretarja amerikane e Shtetit, Kondoliza Rajs, pranoi se vendimi i vendit te saj per te marre pjese ne keto bisedime eshte nje levizje nga pozicioni i deritanishem i SHBA. "Ne kemi thene gjithnje qarte se cdo vend mund te ndryshoje kurs. SHBA nuk kane armiq te perjetshem. Shpresojme qe sinjali qe po dergojme te tregoje se nese Irani pranon te afrohet me bashkesine nderkombetare ai do te kete mbeshtetjen e SHBA", u shpreh Kondoliza Rajs dje ne Uashington per gazetaret.

Solana

Shefi i politikes se Jashtme te BE-se, Havier Solana, ne nje konference shtypi deklaroi dje se Irani nuk ka dhene asnje pergjigje te qarte, lidhur me paketen e nismave per pezullimin e programit te tij berthamor gjate bisedimeve ne Gjeneve, ku gjashte fuqite u perpoqen te negociojne nje zgjidhje per krizen e gjate berthamore. "Ky takim ishte konstruktiv, por nuk kemi marre asnje pergjigje te qarte, nuk morem nje pergjigje ''po'', por as edhe ''jo'', gjithsesi, shpresojme qe te na japin se shpejti pergjigjen", deklaroi ai. Solana saktesoi se shpresonte te rimerrte kontakt pas dy javesh me homologun e tij iranian, qofte direkt, ose nepermjet zevendesve te tyre respektive.

Moska

Nderkaq, Rusia shpreson qe Irani t'i pergjigjet "brenda dy javesh" ofertes se gjashte fuqive te angazhuara ne ceshtjen e programit berthamor iranian, tha dje Sergueï Kisliak, zevendesminister rus i Puneve te Jashtme per agjencine ruse, Ria Novosti. "Ne shpresojme qe dy javet, per te cilat kemi rene dakord me iranianet, do ta ndihmojne Iranin te saktesoje qendrimin e tij ndaj propozimeve tona", tha Kisliak ne perfundim te takimit ne Gjeneve mes kryediplomatit te BE-se, Havier Solana dhe negociatorit iranian, Saïd Jalili. "Ne do te presim pergjigjen e kolegeve tane iraniane, per te pare nese jane te gatshem te pranojne masat qe do te mundesonin te pakten te garantohet stabiliteti politik perreth kesaj situate", shtoi Kisliak i pranishem ne takimin me drejtoret politike te pese vendeve te tjera.

Bisedimet

Bisedimet me perfaqesues te BE-se, pese fuqive me te drejte vetoje ne Keshillin e Sigurimit dhe Gjermanise duhen pare si pozitive dhe konstruktive. Por ky takim shenon vetem fillimin dhe duhet te pasohet nga te tjere, tha Motaki ne Teheran. Pjesemarrja e nje perfaqesuesi te rangut te larte te SHBA ne takim kishte ngjallur ne prag te takimit shpresat per nje zgjidhje te afert te konfliktit me Iranin per programin e tij te pasurimit te uraniumit.

"Lume" ofertash

Ne muajin qershor, pese anetaret e perhershem te Keshillit te Sigurimit dhe Gjermania i paraqiten Iranit nje pakete ofertash, ku premtohet mbeshtetje ne fushat e tregtise, financave, bujqesise dhe teknologjise se perparuar nese vendi eshte i gatshem qe ne kembim te ndaloje programin e tij per pasurimin e uraniumit. Irani duhet te prononcohet mbi kete oferte ne takimin e Gjeneves.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›