E Enjte, 5 Nëntor 2026

Programi i Ndihmës për Antiterrorin, SHBA 10 milionë dollarë trajnime dhe pajisje për Policinë e Shtetit

TIRANË, 9 nëntor /ATSH/ Këtë javë, programi i Ndihmës për Antiterrorin (ATA) dhe Ambasada e SHBA në Tiranë përfunduan një sërë takimesh dhe seancash monitorimi me forcat e rendit shqiptar. Në një njoftim të saj ambasada e SHBA-së në Tiranë, bën të ditur se, gjatë shtatë viteve të fundit, ambasada, përmes ATA, ka ofruar rreth 10 milionë dollarë trajnime dhe pajisje për partnerët tanë për Policinë e Shtetit. “Jemi krenarë të dëshmojmë përkushtimin e partnerëve tanë në Policinë e Shtetit, duke reflektuar bashkëpunimin ndër vite për të rritur sigurinë në Shqipëri. Këto sesione, të cilat përfshinin diskutime me drejtuesit e Policisë së Shtetit dhe takime të fokusuara me mbi 20 oficerë të antiterrorit, si dhe 15 të tjerë nga mjekësia ligjore digjitale në SPAK dhe Policia e Shtetit ndanë mendime të vlefshme për kontributet e ATA-së. Ne fituam njohuri për vlerën e trajnimeve, rëndësinë e tyre operacionale dhe integrimin e tyre në kurrikulën e policisë. Historitë e suksesit vunë në dukje përmirësimet e rëndësishme të aftësive në antiterror dhe mbrojtjen kibernetike. Urime të gjithë të përfshirëve; presim arritje të vazhdueshme dhe rezultate”, citon në njoftimin e saj ambasada e SHBA-së. 1 nga 4

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›