E Diel, 1 Nëntor 2026

Programi i Ramës pasdite nëKuvend: I dhamë kohë opozitës

Të tjera rreth shkrimit Basha:S'u depozitua,PS-LSI: Që dje Stano: Nuk presim konfrontime VIDEO/Vasili në A1Report: Basha mos gënjejë për programin SONDAZHI/ A duhet të shtyhet seanca, siç kërkon PD? VIDEO/Stano për A1Report: Presim gjuhë bashkëpunimi PDF- Programi i qeverisë/ VIDEO FOTOLAJM/Foto të veçanta të seancës dje /FOTO Kuvendi me dy shpejtësi - Nga Genc Kondi Balla dje: Në 2005 Topalli na dha 30 minuta kohe Babaramo: Programi kuptohet në 100 ditët e para PS mblodhi dje Grupin Parlamentar Rama u dekretua dje nga Nishani per te formuar qeverine  FOTOLAJM/Kryeministri publikoi dekretin ne FB PD kundër: Duam kohë FOTO/ Rama ne Presidence /VIDEO Doda: Votëbesimi i shpejtë, arrogancë Berisha dorëzoi dorëheqjen më 9 shtator TIRANË - Kuvendi shtyn për 7 orë seancën parlamentare ku do kryeministri Edi Rama do të paraqesë piketat e programit qeverisës të katër viteve të ardhshme.

Zyra e shtypit e Kuvendit njoftoi sot paradite për shtyrjen e seancës së caktuar në orën 11:00, për në orën 18:00 për t'i dhënë kohë e kërkuar opozitës.

Në një bisede telefonike me gazetaren e Tv A1 Report Joniada Koçi, kreu i grupit parlamentar të PS-së, Gramoz Ruçi deklaroi:  

 “Kryetari i Kuvendit Ilir Meta thirri sot kryetarët e grupeve parlamentare për të diskutuar mbi vazhdimin e seancës, e cila u shty në orën 18:00 për t’i lënë kohë opozitës të njihet me programin. Në mbledhje diskutuam dhe për përbërjen e kabinetit qeveritar dhe në lidhje me programin e qeverisjes” - tha Ruçi.
 
Burime nga Kuvendi bëjnë të ditur se takimi me kryetarët e grupeve parlamentare, Gramoz Ruçin, e PS-së, Edi Palokën e PD-së dhe Petrit Vasilin e LSI-së ka qenë “konstruktiv”.

Burime nga Grupi PD bëjnë të ditur se ata do të jenë të pranishën në seancën e sotme, ku nuk do të ketë diskutim por vetëm prezantim të programit. Burimet nga PD i kanë thënë gazetarit të TV A1 Report e Shqiptarja.com, Granit Sokolaj se Kuvendi do i lërë dy ditë kohë PD për tu njohur me programin dhe më pas do të jetë një seancë tjetër parlamentare.
 
RAMA I PARAQET KUVENDIT PROGRAMIN E QEVERISJES
Sot kryeministri Edi Rama i paraqet Kuvendit piketat e katër viteve. Programi i qeverisjes 2013-2017 i përbërë prej 80 faqesh u zbardh mbrëmë nga "A1Report!". Integrimi, lufta kundër krimit dhe korrupsionit, punësimi, arsimi, shëndetësia, ekonomia, financat publike etj janë prioritetet kryesore të programit të qeverisjes që i është shpërndarë dje të 140 deputetëve të Kuvendi.

SHQIPERIA E GJENERATES TJETER
Dokumentit me kapakë të kuq i paraprin një parathënie e shkruar nga Kryeministri Edi Rama, titulluar: "Shqipëria e gjeneratës tjetër".

“Jam krenar për besimin, që një shumicë e pazakonshme zgjedhësish investuan tek ne, Aleanca për Shqipërinë Europiane.” Njësoj siç luftuam të bashkuar për të fituar këtë besim të madh, do të luftojmë edhe më tutje, me ende më shumë përkushtim ndaj vendit dhe njerëzve, për të jetësuar ndryshimin që Shqipëria e kërkoi më 23 qershor, me forcën e një vote plebishitare të ngjashme vetëm me atë të vitit 1992. Vizioni ynë është një Rilindje shqiptare. Misioni ynë është të ecim më shpejt për të ndërtuar Shqipërinë e Gjeneratës Tjetër,"- thekson Rama në parathënie.

Programi që do të qeverisë vendin për 4 vite të ardhshme është i bazuar në 3 shtylla: Liri, Përgjegjësi, Solidaritet.

Ai është i detajuar në 5 kapituj, të cilët janë: Integrimi në Bashkimin Europian, Shqipëria europiane në rajon dhe në botë, shteti i së drejtës dhe demokratizimi shoqërisë, zhvillimi ekonomik dhe shërbimet publike.

Baza kryesore është lufta kundër korrupsionit, krijimi i Byrosë kombëtare të hetimit, integrimi në BE por dhe siguria e jetës, zhvillimi ekonomik, arsimi, shëndetësia dhe kujdesi për qytetarët.

Programi është diskutuar dhe në grupin parlamentar të PS, të mbledhur pasditen e djeshme (10 shtator). “Unë besoj fort se me këtë vetëdije, shqiptarët votuan Rilindjen. Dhe Rilindje do të jetë”, shkruan Rama në parathënien e tij, teksa në programin e qeverisë janë shënuar dhe CV e të gjithë ministrave të kabinetit qeveritar.

PËRMBAJTJA E PROGRAMITParathënie "Shqipëria e Gjeneratës Tjetër" Integrimi në Bashkimin Evropian Shqipëria evropiane në rajon dhe botë Shteti i së drejtës dhe demokratizimi i shoqërisë Shteti i së drejtës dhe demokratizimi i shoqërisë Zhvillimi ekonomik Shërbimet publike Programi nis me axhendën e integrimit për periudhën 2014-2020. Pikat kryesore të tij janë: me opozitën të shfaqim një kulturë kompromisi; të garantojmë një kurs reformash radikale; të ofrojmë stimuj për të promovuar profesionalizmin.

 POLITIKA  E JASHTME
Partneriteti strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës e Bashkimin Evropian përbëjnë dy themelet kryesorë të politikës sonë të jashtme. "Angazhimi ynë kryesor është marrja e statusit të vendit kandidat dhe fillimi i bisedimeve për anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Shërbimi ynë diplomatik do të jetë më efikas në përfaqësimin e agjendës evropiane të Shqipërise në kryeqytetet e vendeve që luajnë një rol kryesor në vendimmarrjen Evropiane. Marrëdhënie strategjike me fqinjët, Italinë, Greqinë dhe Turqinë. Me prioritet do të shihen të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni, Mal të Zi e Preshevë;

Bashkëpunimi strategjik me Kosovën do të jetë në funksion të rritjes ekonomike dhe cilësisë së jetës dhe përshpejtimit të procesit të integrimit euro-atlantik. Mbledhje të përbashkëta periodike me qeverinë e Kosovës.

Diplomacia në shërbim të zhvillimit ekonomik të vendit: Shërbimi diplomatik do të vihet në shërbim të zhvillimit ekonomik të vendit, duke ndërmarrë një kurs iniciativash në fushën e promovimit të Shqipërisë pranë investitorëve të huaj dhe mbështetjes së biznesit vendas në arenën ndërkombëtare.
Shqiptarët në botë: Ne do të mbështesim aktivisht shqiptarët që jetojnë dhe studiojnë jashtë vendit, duke i dhëne prioritet vendeve ku ka më shumë prezencë shqiptarësh.
 
SIGURIA E JETËS
- Do të rikthejmë Policinë e Shtetit në krye të detyrës, për të garantuar rendin dhe qetësinë publike;
- Do të rikthejmë Policinë e Shtetit në kontroll të territorit, duke angazhuar të gjitha burimet e nevojshme për parandalimin e krimit dhe uljen dukshëm të shkallës së kriminalitetit;
- Do të normalizojmë trafikun rrugor, duke marrë masat e domosdoshme për evitimin e aksidenteve të rënda;
- Do të përmirësojmë cilësisht shërbimin e Policisë së Shtetit në kufi dhe luftën kundër krimit ndërkufitar.
- Për të shtuar forcën parandaluese të Policisë dhe hetimin efektiv të veprave penale, do të shkurtojmë hallkat e tepërta të drejtimit të strukturave të Policisë;
- Do të ridimensionojmë dhe përforcojmë strukturat bazë të Policisë në nivel të komunitetit;
- Do të rishpërndajmë forcën policore, duke mbajtur parasysh lëvizjet demografike dhe hartën e potencialit kriminal;

SIGURIA E PRONËS
- Mekanizmat që garantojnë respektimin e pronës publike dhe private në Shqipëri janë sot të bllokuara.
- Do të përfundojë regjistrimin fillestar në zonat kadasrale që kanë mbetur, duke bërë të mundur krijimin e regjistrit të pasurive të paluajtshme;
- Do të realizojmë regjistrimin e pronave në zonat turistike, bregdetare, akset e rrugëve kryesore;
- Do të verë në zbatim një program të veçantë për regjistrimin e pronave në bregdetin e jugut të Shqipërisë;
- Do të krijojë Regjistrin Kombëtar Elektronik të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, dhe nuk do të ekzistojë më termi ish-pronar.
- Qeveria do ta zgjidhë çështjen e pronarëve të vjetër duke:
- I dhënë përparësi kompensimit në natyrë, në raport me kompensimin financiar, në mënyrë që të ulet fatura financiare për shtetin;
- E orientuar procesin e privatizimit të pasurive publike drejt kompensimit të ish-pronarëve;
- Saktësuar fondin e kompensimit për ish-pronarët, i cili do të operojë në mënyrë transparente sipas një skeme të qartë dhe të barabartë për të gjithë të interesuarit;
- Eliminuar me ligj dhe në praktikë zvarritjet burokratike, si bazë për korrupsionin që lidhet me procesin e kthim-kompensimit të pronave.
- Qeveria do i japë zgjidhje çështjes së pronave të institucioneve fetare

BARAZIA PARA LIGJIT DHE SUNDIMI I TIJ
Në katër vitet e ardhshme Qeveria do të iniciojë:
- Ndryshime në ligjin “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë” dhe në ligjin “Për organizmin dhe funksionimin e Ministrisë së Drejtësisë”, i ndryshuar, me qëllim përcaktimin e rregullave dhe procedurave të qarta që duhet të ndjekin strukturat inspektuese përkatëse pranë këtyre dy institucioneve;
- Ndryshime në ligjin për Gjykatën Kushtetuese;
- Amendimin e Kodit të Procedurës Penale.
- Reforma e sistemit të ekzekutimit të vendimeve gjyqësore të formës së prerë, si garanci në rritjen e besimit të qytetarëve dhe ndërkombëtarëve tek sistemi i drejtësisë;

KRIMI I ORGANIZUAR, TERRORIZMI E TRAFIKIMI
Qeveria do të themelojë Byronë Kombëtare të Hetimit, si një njësi e specializuar në luftën kundër krimit të organizuar, luftës kundër trafiqeve, veçanërisht trafikut të qenieve njerëzore dhe lëndëve narkotike, krimit ekonomik e luftës kundër korrupsionit, për të garantuar një standard të lartë të evidentimit dhe hetimit të veprave penale.

QEVERISJA VENDORE
Qeveria e re do të mbështesë fuqizimin e pushtetit vendor dhe procesin e decentralizmit në funksion të rritjes së efikasitetit të qeverisjes vendore përmes:
zbatimit të reformës administrativo-territoriale;

LUFTA KUNDER KORRUPSIONIT
Qasja e qeverisë sonë në luftën kundër korrupsionit do të përqendrohet tre drejtime: parandalim, ndërgjegjësim dhe ndëshkim. Ndëshkimi i praktikave korruptive dhe vënia përpara përgjegjësisë të shkelësve të ligjit.
- Qeveria do të propozojë një reformim të thellë të sistemit të ndjekjes penale kundër korrupsionit dhe do të mbështesë fuqimisht partneritetin polici-
prokurori në të gjitha nivelet dhe në të gjitha fazat e ndjekjes penale të rasteve të korrupsionit, duke përfituar edhe nga ndihma teknike e partnerëve ndërkombëtarë në vënien në zbatim të praktikave më të mira për hetimin dhe ndëshkimin e korrupsionit.
- Reformimi i sistemit gjyqësor dhe vendosja në vend e dinjitetit të tij të cënuar do të nxitin angazhimin profesional të gjyqtarëve për t’i shërbyer bërjes drejtësi dhe për të shmangur praktikat e deritanishme korruptive.

MODELI I RI EKONOMIK
Garantimi i rritjes së qëndrueshme nënkupton faktin se ne do të gjejmë e identifikojmë “burime të reja që ushqejnë rritjen ekonomike” apo dhe «zëvendësuesit » e disa prej burimeve aktuale të rritjes që në periudha afatshkurtra e afatmesme pritet të kontribuojnë shumë më pak se deri më tani.

STRETEGJIA PER RRITJEN EKONOMIKE
- Rritja ekonomike për një vend si Shqipëria mund të vazhdojë të nxitet në tre mënyra:
1. Nëpërmjet borxheve dhe kredive nga jashtë;
2. Nëpërmjet eksporteve të lëndëve të para, të disa produkteve të gatshme dhe një kategorie të caktuar shërbimesh;
3. Nëpërmjet ristrukturimit ekonomik dhe reformave të vërteta strukturore, rritjes me prioritet të prodhimit të brendshëm, diversifikimit të produkteve dhe shërbimeve, adoptimit masiv të teknologjive të reja.

PRODHIMI VENDAS DHE NXITJA E EKSPORTEVE
Të fokusohemi maksimalisht drejt politikave prodhuese e sidomos politikave energjetike, industriale dhe agrare, të ndërtojmë politika specifike për mbështetjen dhe nxitjen e eksporteve;
të jemi të kujdesshëm me stabilitetin financiar,
 
MBËSHTETJE PËR BIZNESIN E VOGËL E TË MESËM
- Do të thellojmë reformën rregullatore për reduktimin në maksimum të barrierave administrative dhe kostot e biznesit për eleminimin e informalitetit dhe korrupsionit;
- Do të punojmë për thellimin e lirisë së tregut, garantimin e konkurrencës së ndershme dhe eleminimin e monopoleve;
- Do të hiqet taksa e biznesit të vogël dhe do të reduktohet barra fiskale e biznesit.

POLITIKA FISKALE
Baza e politikës fiskale do të jetë taksimi i ndershëm. Zhvendosja nga politika e taksimit të sheshtë, drejt politikës së taksimit progresiv, ku “kush përfiton më shumë, të kontribuojë më shumë”,....
 
ZHVILLIMI URBAN, RURAL DHE RAJONAL
Qeveria synon të mbyllë përfundimisht epokën e informalitetit në zhvillimin e tokës, territorit, hapësirave urbane e rurale dhe të krijojë nje mjedis institucional, ekonomik e social për zhvillimin e qëndrueshëm të territorit.
Do të garantohet transparencë në planifikimin dhe zhvillimin e territorit, si dhe në proceset ligjore që rregullojnë planifikimin e zhvillimin.

 TURIZMI
Turizimi është një sektor prioritar i zhvillimit të ekonomisë së vendit, i rritjes së prodhimit dhe zbutjes së varfërisë. Zhvillimi i turizimit do jetë pjesë e zhvillimit të qëndrueshëm, me potencial te madh rritjeje, por me një avitje të integruar dhe plotësuese ndërsektoriale, që menaxhon burimet në mënyrë të balancuar, gjeneron zhvillim ekonomik dhe garanton punësim.
 
MJEDISI
Qeveria angazhohet të garantojë një mjedis të shëndetshëm për qytetarët, ta ruajë atë nga ndotja dhe dëmtimi, nga aktiviteti njerëzor dhe veprimtaritë ekonomike.

ADMINISTRIMI I MBETJEVE
Do të ndalojmë importin e mbetjeve. Do eliminojmë venddepozitimet e mbetjeve që janë buzë lumenjve e do përcaktojmë vende të tjera të përshtatshme për depozitim. Do pastrohen në menyre prioritare akset kryesore rrugore nga mbetjet dhe ndotës të tjerë.
 
BORXHI PUBLIK
Ne jemi të vendosur që gradualisht të fillojmë ta ulim borxhin publik, ta sjellim atë në parametra të kontrollueshëm dhe të mos ia lëmë barrë brezave të ardhshëm.
 
PËRDORIMI EFIKAS I PARAVE PUBLIKE
Që politika fiskale të sjellë përmirësim gradual dhe të shëndetshëm të treguesve makroekonomikë, duhet të sigurohet efikasiteti i realizimit të shpenzimeve publike. Ne do të garantojmë mirëmenaxhimin e shpenzimeve publike.
 
ADMINISTRIMI FISKAL
Administrata tatimore do të bashkohet me atë doganore si dhe do të përthithë edhe administratën tatimore vendore, duke synuar rritjen e efikasitetit dhe një kontroll edhe më të arsyeshëm të tatimpaguesve. Rritja e të ardhurave buxhetore nuk do të bazohet kryesisht në rritjen e nivelit të taksave.
 
ISH TË PËRNDJEKURIT POLITIKË
Skema jonë e re e kompensimit për të përndjekurit politikë do të zgjerojë grupin e përfituesve dhe do të zbatojë një shpërblim progresiv, në varësi të viteve të dënimit dhe moshës aktuale të ish të përndjekurve.
 
ADMINISTRATA
“Do bëjmë të aplikueshëm ligjin e nëpunësit civil, duke krijuar, kuadrin real të aplikimit të tij e duke e zbatuar atë me rigorozitet nëpërmjet konkurseve të hapura e transparente për punësimin në shërbimin civil e procedurave transparente të ngritjes në karrierë”.
 
STREHIMI
“Strehimi social, prioritet për qeverinë. Pas një vlerësimi të kujdesshëm ligjor, do shpërndahen me transparence apartamentet e ndërtuara. Do të përmirësojmë legjislacionin për strehimin. Do të realizohet zgjidhje defininitive e strehimit për familjet që mbetën të pastreha nga akti normativ i nëntorit të 2012-s”.
 
MBROJTJA
Strukturë e re për Forcat e Armatosur, duke ulur numrin e personelit; rishikim, pagës bazë të punonjësve të policisë.

DO TE RISHIKOHET NDARJA ADMINISTRATIVO-TERRITORIALE
Do të kalojë në sitë gjithë legjislacioni ekzistues; do promovohen burime të reja, që ushqejnë rritjen ekonomike; do të mbushet ‘gropa’ që po krijon tkurrja ekonomike; do të ristrukturohet biznesi; do të synohet rritja ekonomike përmes eksporteve të lëndëve të para, përmes ristrukturimit ekomomik dhe reformave; do të nxitet prodhimi vendas dhe rritja e eksporteve dhe do të mbështetet biznesi i vogël dhe i mesëm.
 
(Lajmi fillimisht u publikua ne oren 19: 53 te 10 shtatorit, dhe u perditesua ne oren 07:00 te 11 shtatorit 2013)

Lexoni me shume
PS mblodhi dje Grupin Parlamentar
Rama u dekretua dje nga Nishani per te formuar qeverine
 FOTOLAJM/Kryeministri publikoi dekretin ne FB
PD kundër: Duam kohë
FOTO/ Rama ne Presidence/VIDEO
Doda: Votëbesimi i shpejtë, arrogancë
Berisha dorëzoi dorëheqjen më 9 shtator

Redaksia online
(Armanda Shtembari/ Suela Gera/shqiptarja.com)

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›