Programi “pas shkolle”, nis zbatimi në shtator për 408 shkolla në rang vendi

408 është numri i shkollave që përfitojnë nga programi pas shkolle. Sipas Udhëzimit nga Ministria e Arsimit për vitin shkollor 2026-2027 në sistemin arsimor parauniversitar programi “Pas Shkolle” pritet të nis zbatimin në shtator, në një numër të madh shkollash në mbarë vendin, 50 prej të cilave në Tiranë dhe dy në Kamëz. Një grup tjetër i shkollave dhe gjimnazeve do të përfshihen në programin ’’Art dhe Zeje’’.
Ky program organizohet jashtë orarit mësimor dhe synon përforcimin e të nxënit, zhvillimin e aftësive akademike, sociale, kulturore, sportive dhe krijuese të nxënësve, si dhe mbështetjen e zhvillimit të tyre të gjithanshëm.
Kjo është lista e shkollave për kryeqytetin ku përzgjedhja është bërë në bazë të kushteve të favorshme ku bëjnë pjesë, hapësira funksionale dhe shkolla me një turn dhe jo në proces rikonstruksioni.
Lista me emrat e shkollave:
Andronikli Kostallari
Hasan Tahsin
Ibrahim Brahja
Osman Myderizi
Niket Dardani
Xhezmi Delli
Pal Engjëlli
Bajram Curri
Ramazan Jarani
Ardian Klosi
At Zef Pllumi
26 Nëntori
Betim Muco
1 Qershori
Musine Kokalari
Gustav Mayer
Shkolla e Kuqe
4 Dëshmorët
Vace Zela
Hasan Vogli
Lidhja e Prizrenit
Qazim Durdiu
Avni Rustemi
Konferenca e Pezës
Andrea Stefani
Bashki Fino
Kosova
Gjon Buzuku
Murat Toptani
Lekë Gjiknuri
Misto Mame
Servete Maçi
Kico Blushi
Siri Kodra
Skënder Caci
7 Marsi
Dora D’Istria
28 Nëntori
Ahmet Gashi
Isa Boletini
Nënë Tereza
Skënder Luarasi
Klodian Tanushi
Bedri Llagami
Koreografike
Sabaudin Gabrani
Edith Durham
Emin Duraku
Pjetër Budi
Kushtrimi i Lirisë
Sipas të njëjtin udhëzim botuar tashmë në fletoren zyrtare, që mban datën 27/08/2026 struktura dhe kohëzgjatja e veprimtarive organizohen si më poshtë:
Në arsimin fillor, klasat 1-5: Bëjmë Detyrat e Shtëpisë (BDSH) dhe Klubet e Arteve dhe Zejeve (KAZ)
b) Në arsimin e mesëm të ulët, klasat 6-9: Klubet e Arteve dhe Zejeve (KAZ)
c) Në arsimin e mesëm të lartë, klasat 10-12: Klubet e Arteve dhe Zejeve (KAZ)
Pjesëmarrja e nxënësve në program bëhet mbi bazën e kërkesës së prindit ose personit që ushtron përgjegjësinë prindërore, përmes aplikimit në SMIP. Ndërsa grupet e nxënësve për secilin lloj programi krijohen në përputhje me standardet, me një numër minimal prej 20 nxënësish dhe një numër maksimal prej 30 nxënësish pjesëmarrës, sipas përcaktimeve në urdhrin e ministrit përgjegjës për arsimin. Krahas mësuesve të angazhuar, nga ky projekt do të përfitojnë edhe ata kandidatë që janë në listë pritjeje, si dhe mësuesit që sapo kanë dalë në pension.
/rtsh.al/