E Enjte, 5 Nëntor 2026

Programi për bujqësinë, 70 milionë euro për tri shtyllat kryesore

Qeveria rrit mbështetjen financiare në mbështetje të zhvillimit të bujqësisë, blegtorisë dhe zhvillimit rural. Në programin për bujqësinë në 4 vitet e ardhshme, qeveria adreson 70 milionë euro për tre shtyllat kryesore të këtij sektori, me rëndësi dhe potencial të madh për ekonominë e vendit.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca u shpreh të enjten në Kuvend se “programi i qeverisë rrit mbështetjen në bujqësi, blegtori dhe zhvillim rural, me një total prej 70 milionë euro në financimin e drejtpërdrejtë të masave direkte për prodhim, për fermerët e blegtorët”.

Bujqësia mbetet një nga sektorët kryesor që ka dhënë kontribut të madh në Produktin e Brendshëm Bruto përgjatë këtij viti dhe që do të vijojnë të jenë motor i zhvillimit ekonomik të vendit.

Qeveria po nxit politikat mbështetëse për të rritur punësimin në sektorin e bujqësisë dhe po zgjeron zhvillimin edhe në agroturizëm për kontribuar në përmirësimin e ekonominë rurale.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›