E Diel, 1 Nëntor 2026

Projekt-buxheti 2026 do të jetë 8.8 miliardë euro, qeveria: 55 miliardë lekë më shumë se plani i vitit 2025

Qeveria ka miratuar projektbuxhetin e ri për vitin e ardhshëm.

Projektbuxheti i vitit 2026 është programuar në vlerën 886.8 miliardë lekë, që përfaqëson rreth 31.9% të PBB-së dhe është rreth 55 miliardë lekë më shumë se plani i rishikuar i vitit 2025.

Për vitin që vjen, qeveria planifikon se ekonomia do të ketë një rritje të qendrueshme pranë nivelit të 4%, e mbështetur nga kërkesa e brendshme por edhe zhvillimi i sektorëve strategjikë.

Zotohet të vijojë konsolidimin fiskal dhe borxhi publik të vijojë më tej rënien edhe vitin e ardhshëm në 53.6%.

Për investimet publike vitin që vjen janë planifikuar rreth 180 miliardë lekë, gati 6.5% e prodhimit të brendshëm bruto.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›