E Shtunë, 31 Tetor 2026

Projekt i ri per xhamine e re

Anëtarët e Komisionit të ngritur në Bashki për ndërtimin xhamisë së re tek Namazgjaja vendosën unanimisht, se në Tiranë duhet një projekt i ri për Xhaminë, e cila duhet të përshtatet me truallin e ri ku do të ndërtohet .

Ky projekt duhet te reflektojë trashëgiminë kuturore shqiptare, në dizajnin e saj. Komisioni  eshte njohur edhe me propozimin e Komunitetit Mysliman, për angazhimin e një studio arkitekturore, për hartimin e ketij projekti.

Perfaqesuesit e Komunitetit Mysliman kanë sugjeruar studion e Kryearkitektit  Muharrem Hilmi Shenalp, qe ka projektuar xhami të ndërtuara në shumë vende të botës,. Në këtë mbledhje u miratua edhe komisioni i përbërë nga 6 anëtarë, përfaqësues të Komunitetit Mysliman dhe të Bashkisë së Tiranës, që do të përgatisë termat e referencës për intervistën.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›