E Hënë, 2 Nëntor 2026

Projektbuxheti prezantohet në Kuvend/ Malaj: Rreth 9 miliardë euro, fokusi te mirëqenia sociale dhe infrastruktura

Projektbuxheti 2026 një ndër ligjet më  të rëndësishmë ekonomike është prezantuar në Kuvend.

Kreu i financave Petrit Malaj tha se  shpenzimet prej 886.7 miliardë lekësh ose rreth 9 miliardë euro do të fokusohen në infrastrukturë,mirqënie sociale dhe energjie e gjelbër.

Këto reforma sipas Malaj janë më rëndësi në rrugën drejt integrimit. Një ndër nismat  më të rëndësishme  në projektbuxhet  është përcaktuar reforma në pensione e cila parashikon rritje graduale të tyre duke nisur që nga 1 janari.

Por një lajm pozitiv në këtë draft buxhet ka edhe për administratën publike. Ministri i Financave tha se  një fond prej 10 miliardë lekësh është akorduar edhe për rritjen e pagave.

Ulja e borxhit publik dhe konsolidimi fiskal do të vijojnë edhe përgjatë 2026  duke e çuar nivelin e borxhit publik në 53.6%.

Kreu i financave tha se nuk do të ketë rritje taksash për vitin e ardhshëm ndërsa prezantoi disa ndryshime duke vënë theksin në paqen fiskale dhe rivlerësimin e  pasurive i cili do të jetë 5% .

Banka e Shqipërisë e ka vlerësuar ecurinë e konomisë në vend ndërsa la të pa ndryshuar normën bazë të interesit.Guvernatori Gent Sejko tha se rritja ekonomike në vend është e qëndrueshme e mbështetur nga turizmi si dhe kushtet e favorshme të financimit.  / abcnews.al /

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›