E Shtunë, 31 Tetor 2026

Projekti 200 milionesh per digat

Projekti zviceran, qe ve ne dukje situaten aspak pozitive te digave ne Shqiperi, ka vene ne levizje qeverine shqiptare.
Burime te gazetes thone se ministri i Ekonomise dhe Energjetikes, pasi eshte njohur me raportin e SECO, ka kerkuar mbeshtetjen e donatoreve. Takimi eshte zhvilluar ne muajin tetor 2009, nga ku eshte kerkuar nisja e marreveshjeve me te gjithe donatoret qe do te ofrojne mbeshtetje financiare. Faza e pare e projektit, sipas studimit te zviceraneve te SEKO, kushton rreth 65 milione euro dhe konsiston ne nderhyrjen e disa elementeve perreth digave, sic eshte ura prane hidrocentralit te Fierzes, e cila u demtua keto dite nga shkarkimet e medha. I gjithe projekti kushton 200 milione euro dhe konsiston ne sigurimin dhe mbrojtjen e digave ne kaskadat e lumenjve Drin dhe Mat, ne veri te vendit. Deri tani, qeveria ka siguruar rreth 63 milione euro nga premtimet e donatoreve. Te paret ne liste jane Banka Boterore, me rreth 36 milione euro, me pas banka gjermane e KfW-se, me rreth 20 milione euro, si dhe qeveria zvicerane me afro 7.6 milione franka (gati 5 milione euro). Diferenca e mbetur pritet te sigurohet nga BERZH, e cila ka dhene aprovimin paraprak. Ministri Prifti ka treguar interes per krijimin e nje grupi donatoresh, qe do te mundesojne mbeshtetje per sigurimin e digave. “Gjendja e tanishme e sigurise se digave eshte e pasigurt dhe nje fatkeqesi me permasa masive mund te konsiderohet e mundshme ne nje te ardhme jo te larget, nese gjerat do te lihen te perkeqesohen me tej”, thuhet ne nje pjese te raportit te SECO.  

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›