Projekti austriak per parlamentin e ri

Komitetit Shtetëror miraton projektin e studios austriake "COOP HIMMELB(L)AU", të
përzgjedhur më parë nga juria ndërkombëtare, për ndërtimin e kompleksit të ri
parlamentar.
I pranishëm në mbledhje, kryeministri Sali Berisha u shpreh se projektet e paraqitura i japin zgjidhje të ndryshme funksionale e mjedisore kompleksit ndërsa ka shtuar se çmimet variojnë nga 49 deri në 100 milionë euro." Vështirësia e përzgjedhjes është shumë e madhe por një vlerësues ndërkombëtar nga më prestigjozët bëri një renditje në mënyrë të paanshme, objektive e të pandikuar", ka theksuar më tej Berisha.
Ndërkohë ministri i Financave Ridvan Bode u shpreh se Komiteti kishte për detyrë të garantonte procedurat dhe jo te vendoste se cili projekt duhet të ishte fituesi.
Një vit më parë, një juri ndërkombëtare shpalli në vendin e parë, mes 12 projekteve konkuruese për ndërtimin e kompeksit të ri parlamentar, projektin e ideuar nga studio austriake.
Parlamenti, që në këtë rast është në rolin e investitorit, nuk është i detyruar të lidhë kontratë me studion që merr më shumë pikë nga juria ndërkombëtare, nëse Kuvendi nuk është i kënaqur me kushtet e ofruara nga studioja fituese.