E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Projekti i transformimit të stadiumit “Selman Stermasi”, publikohen pamjet

Ashtu edhe siç ishte përfolur stadiumi “Selman Stermasi” do të shembet për t’i lënë vendin një impianti modern.

Sot në faqen e “Albanian Invesmet Corporation” është publikuar një detaj nga projekti i ri i këtij stadiumi.

“Rinovimi i Zonës së Stadiumit “Selman Stermasi”: Një projekt investimi që ndërthur historinë me inovacionin për të krijuar një hapësirë ​​moderne dhe funksionale për komunitetin dhe sportin!

Bashkohuni me ne në këtë rrugëtim transformues për Tiranën!”, shkruhet në postimin e tyre, publikuar së bashku dhe në faqen e kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj. (Tema)

View this post on Instagram

A post shared by AIC (@albanianinvestmentcorporation)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›