E Enjte, 5 Nëntor 2026

Projekti për hyrjen e Shkodrës, kreu i IKMT-së Nika: Nis shembja e 11 objekteve

TIRANË, 16 shtator/ATSH/ Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit nisi sot aksionin për lirimin e objekteve, që i hapin rrugë projektit për hyrjen e qytetit të Shkodrës.

Drejtori i IKMT, Emiljan Nika tha se “të gjithë pronarët janë njoftuar dhe pritet që procesi për shembjen e 11 objekteve të para të përfundojë brenda javës”.

“Në këtë fazë janë 11 objekte, të cilat janë përjashtuar nga procesi i legalizimit. Të gjithë këta prosedues kanë shprehur dëshirën dhe vullnetin e tyre për t’i lejuar objektet për t’i prishur, vullnetarisht”, theksoi Nika.

Projekti i ri për hyrjen e qytetit të Shkodrës, i financuar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe mbështetur nga qeveria, synon transformimin e kësaj zone në një hapësirë multifunksionale dhe rekreative. Ky projekt përfshin krijimin e një parku prej 17-18 hektarësh, që do të përmbajë mjedise sportive, shëtitore për këmbësorë dhe biçikleta, pika panoramike për të shijuar pamjet e liqenit, si dhe hapësira për aktivitete dhe koncerte.

Pjesë e projektit janë edhe fushat e reja sportive dhe një mol i ri, që do të lidhet me mole të tjera në Shirokë dhe Zogaj.

1 nga 6

/k.s/a.f/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›