Prokurori Skema e atentatit ndaj Tan Leprit

TIRAN - Prokuroria e kryeqytetit me ndihmen e deklarimeve te siguruara nga deshmitaret okulare dhe vete dy protagonistet e atentatit Dritan Avllaj i njohur ndryshe si Tan Lepuri dhe shoferi i tij personal Agon Hoxha ka rindertuar skenen se si ka ndodhur ngjarja. Sipas te dhenave te siguruara nga hetuesit e ceshtjes mesohet se Avllaj pasi kishte darkuar ne nje lokal ne kryeqytet ishte nisur se bashku me shoferin e tij drejt kompleksit te banimit Grand qe ndodhet ne ndertim e siper.
Makina e llojit Mercedes Benz e prodhuar ne 2010-n me targa gjermane EL 412 S qe drejtohej nga shoferi Hoxha ku brenda saj ndodhej Tan Lepuri sapo kishte kaluar rrugen Ali Visha dhe ishte duke iu ngjitur rruges Mihal Grameno. Ne kete moment prane tyre eshte shfaqur nje motociklete me dy persona hipur siper saj. Te dy personat qe mendohet se jane te moshes nga 20-30 vjec kishin vendosur ne koke skafander ku sapo i jane afruar makines ku ndodhej Tan Lepuri kane filluar te qellojne me pistolete.
Me te pikasur vendin ku ndodhej i ulur biznesmeni Avllaj ne drejtim te tij jane shkrepur disa plumba te pistoletes se tipit Zastava te kalibrit 7.65 mm. Sipas deshmise se objektivit te atentatit dhe shoferit te tij atentatoret e kane ndjekur makinen e tyre ne nje distance prej 50 metrash duke qelluar me pistolete pa u ndalur ne drejtim te brendesise se automjetit. Shoferi Hoxha duke pare se plumbat po e qellonin makinen e tij ka filluar te manovroje makinen edhe pse ne krah te tij kishte motociklistin qe ecte paralel dhe personin pas tij qe qellonte ne drejtim te makines- thane burimet e grupit hetimor.
Sipas deshmise se shoferit ne asnje moment ai nuk kishte mundur ti fiksonte fytyrat e dy atentatoreve pasi gjithe kohes kishte manovruar makinen duke evituar edhe perplasjet me makinat qe ndodheshin te parkuara apo edhe me bordurat. Nuk kam arritur ti shoh saktesisht autoret pasi po manovroja automjetin dhe po mundohesha te fshihesha - mesohet se ka thene shoferi 28-vjecar me banim ne Tirane.
Nga ana tjeter vete biznesmeni Avllaj gjate deklarimeve te tij ka shpjeguar se gjithe kohes ka tentuar te evitonte plumbat dhe nuk kishte arritur te fiksonte ne asnje momente fytyrat e tyre. Nuk kam mundur te shoh atentatoret ne fytyre pasi ishte erresire dhe po mundohesha ti shmangesha plumbave qe vinin drejt meje - mesohet te kete thene Dritan Avllaj. Nga ana tjeter edhe disa deshmitar te rastesishem ne rruge kane deshmuar se kane pare nje motociklete dhe nje makine qe leviznin cuditshem rruges. ka sipas deshmive te linte pershtypjen se po benin gara mes tyre.
Ndersa kane mohuar se kane degjuar krisma armesh pasi sipas akuzes zhurma e pistoletes nuk eshte degjuar nga zhurma e marmites qe nxirrte motori. Ngjarja nga e cila shpetoi Dritan Avllaj ka ndodhur me 24 mars 2011 ne rrugen Mihal Grameno ne Tirane ku nga nje motor eshte qelluar 12 here ne drejtim te makines brenda se ciles ndodhej Dritan Avllaj i cili ka marre vetem nje plumb ne kraharor por qe eshte jashte rrezikut per jeten.