E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prokurori egjiptian sfidon Morsin

Prokurori i Përgjithshëm i Egjiptit po sfidon urdhrin e presidentit islamik Mohamed Morsi, që të japë dorëheqjen.

Abdel Maguid Mahmoud ka ripërsëritur sot se ai nuk do të largohet nga posti, duke thënë se Kushtetuta nuk i jep fuqinë presidentit për ta pushuar atë.
 

Tensionet mes prokurorit dhe presidentit janë rritur, pasi pjesëtarë të Vëllazërisë Myslimane, të cilët e mbështesin Morsin, e kanë akuzuar prokurorin se nuk ka paraqitur prova të forta në procesin gjyqësor kundër zyrtarëve të epokës së Mubarakut.
 

Ndërkohë, mijëra mbështetës dhe kundërshtarë të presidentit të Egjiptit u përleshën të premten në sheshin Tahrir të Kajros.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›