E Hënë, 2 Nëntor 2026

Prokurori i Përgjithshëm i Iranit paralajmëron protestuesit: Do dënoheni me vdekje si armiq të Zotit

Prokurori i Përgjithshëm i Iranit, Mohammad Movahedi Azad, tha në një deklaratë se të gjithë protestuesit do të akuzohen si ‘armiq të Zotit’ ose ‘mohareb’.

Sipas mediave të huaja, komentet Azad i bëri përmes një deklarate, e cila u raportua nga mediat shtetërore iraniane.

Vepra penale të cilën përmendi Prokurori i Përgjithshëm për protestuesit, në Iran dënohet me dënim me vdekje.

“Kjo do të vlente për rebelët dhe terroristët që dëmtuan pronën dhe minuan sigurinë, si dhe për ata që i ndihmuan”, tha mes të tjerash Movahedi Azad.

“Prokurorët duhet të përgatisin shpejt gjyqet dhe të mos tregojnë asnjë butësi, dhembshuri apo tolerancë”, shtoi ai.

Prokurori i Teheranit, Ali Salehi, tha gjithashtu dje se protestuesit mund të përballen me akuzën e ‘moharebit’.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›