E Hënë, 2 Nëntor 2026

Prokuroria Speciale thërret Kurtin të dëshmojë, Kryeziu: Po synohet të ndikohet në zgjedhjet e vitit të ardhshëm

Prokuroria Speciale ka thirrur për të dëshmuar në cilësinë e dëshmitarit kryeministrin e Kosovës Albin Kurti.

Sipas fletëthirrjes së firmosur nga Prokurorët Specialë Valdet Gashi dhe Milot krasniqi, Kurti do të duhet të dëshmojë në datën 16 dhjetor.

Por për zëdhënësin e qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, përmes kësaj ftese po tentohet ndikimi në rezultatin e zgjedhjeve të 2025.

“Teksa kryeministri Kurti ndodhet në mbledhje të Kryesisë së Lëvizjes VETËVENDOSJE! për të përmbyllur listën e kandidatëve për deputetë nga koalicioni LVV, Guxo dhe Alternativa në zgjedhjet e vitit 2025, nga kryeministria më njoftuan se ka ardhur një ftesë për të nga Prokuroria Speciale. Në zgjedhjet e kaluara kishte një vendim gjyqësor i cili ia kishte pamundësuar kandidimin në garën zgjedhore të 14 shkurtit 2021, kurse tash përmes kësaj ftese po tentohet ndikimi në rezultatin e zgjedhjeve të 2025. Qëllimi mbetet i njëjtë. Metoda ka ndryshuar. Kjo është ndërhyrje e sistemit të drejtësisë në proces zgjedhor”, tha Kryeziu.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›