Prokuroria: Çelmeta, personi kyç ndër të arrestuarit
Prokuroria shqiptare tha se zv/drejtori i përgjithshëm i Metrologjisë, Roland Çelmeta ka qenë personi kyç në historinë e abuzimit me peshëmatësit në karburante, supermarkete dhe furra buke, skandal për të cilin ra në pranga vetë ai dhe shtatë vartës të tij.
Sipas telefonatave që ka dëgjuar prokuroria gjatë përgjimeve, Çelmeta lidhej vetë me drejtuesit e bizneseve duke u dhënë dokumentet sikur peshoret ishin kalibruar pa kryer në fakt asnjë matje. Prej biznesmenëve vartësit e Çelmetës merrnin ryshfet me urdhër të tij. Çelmeta ka qenë kandidat i LSI për Këshillin Bashkiak e madje edhe për deputet, por pasi nuk fitoi, u emërua në Ministrinë e Ekonomisë nga LSI. Ai njihet si lidhja më e afërt me Ilir Metën dhe një nga biznesmenët që e ka ndihmuar Metën personalisht./Lajmi i fundit/