E Hënë, 2 Nëntor 2026

Prokuroria në Prishtinë, aksion në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve/ Dyshim për korrupsion, drejtoresha dhe dy zyrtarë merren në pyetje

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka zhvilluar një aksion në ambientet e Agjencisë për Regjistrimin e Bizneseve.

Përmes një komunikate për media, Prokuroria bëri të ditur se ekziston dyshimi i arsyeshëm se drejtoresha e institucionit Ikballe Rexha dhe dy zyrtarë të tjerë dyshohen për veprën penale ‘’Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’’.

Ata duke shfrytëzuar detyrën dhe autoritetin, me dashje dhe me qëllim kanë ndërmarrë veprime të kundërligjshme me qëllim të përfitimit: dobi pasurore në mënyrë të kundërligjshme.

Sipas prokurorisë, dëmi i tyre në buxhetin e shtetit dyshohet të jetë mbi 50.000 euro.

Me vendim të prokurorit të shtetit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti po vazhdon të hetohet.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›