E Hënë, 2 Nëntor 2026

Prokuroria nis hetime për vdekjen e 3-vjeçarit në Shkodër

Prokuroria e Shkodrës ka hapur hetime lidhur me vdekjen e një djali 3-vjeçar në zonën e Vaut të Dejës, i cili dyshohet se është helmuar nga ilaçi kundër minjve. Burime të afërta me hetimet kanë bërë të ditur se janë orientuar shërbimet e Policisë Gjyqësore në Komisariatin e Vau të Dejës për të kryer veprimet e para hetimore.

Fëmija 3-vjeçar ka humbur jetën, ndërsa motra e tij 7-vjeçare ndodhet në gjendje kritike për jetën dhe është shtruar në QSUT. Mjekët kanë dyshime për intoksikacion nga ilaçi kundër minjve.

Sipas burimeve, prindërit kanë kryer spërkatjen e një magazine me ilaçin kundër minjve dhe kishin me vete edhe fëmijët, të cilët dyshohet se kanë pësuar intoksikacion të rëndë. Prokuroria do të verifikojë veprimet e prindërve dhe të personelit mjekësor, pasi neglizhenca mund të jetë një faktor në këtë ngjarje tragjike.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›