E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prokuroria thërret Timoshenkon të dëshmojë për një vrasje të 96

Prokuroria e Përgjithshme e Ukrainës ka njoftuar se ish-kryeministrja e këtij vendi, Julia Timoshenko, do të thirret të dëshmojë në hetimin e vrasjes së ligjvënësit Jevhen Shherban, më 1996.

Prokurori Viktor Pshonka ka refuzuar të thotë arsyet përse do të merret në pyetje Timoshenko, e cila në vitin 1996 ka kryesuar Sistemet e Bashkuara Energjetike të Ukrainës.

Njoftimi është bërë në ditën kur rreth 100 aktivistë të opozitës janë tubuar në Kiev për të shënuar ditën e 300-të të burgosjes së Timoshenkos dhe për të bërë thirrje edhe për lirimin e saj.

Timoshenko është arrestuar në gusht të vitit të kaluar, ndërsa në tetor është dënuar me shtatë vjet heqje lirie për shkak të, siç është thënë, abuzimeve me detyrën zyrtare.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›