E Shtunë, 31 Tetor 2026

Promovohet libri i autorit Amik Kasoruho

"Shqiperia, Ankthi dhe Endrra", eshte ky titulli i librit te shkruar nga publicisti dhe perkthyesi i njohur Amik Kasoruho, te cilin autori e ka promovuar pasditen e se martes ne ambjentet e Universitetit Europian te Tiranes.

Dy prej analizave me te rendesishme qe Kasoruho i ka bere vendit te tij te lindjes, "Nje ankth gjysme-shekullor- Shqiperia e Enver Hoxhes" dhe "Cmimi i nje endrre- zgjimi i mundshem i Shqiperise", vijne se bashku ne kete botim te UET Press.  

Libri eshte nje veshtrim ne te kaluaren e kombit tone dhe sjell per lexuesin nje deshmi te bazuar ne historine e trishte personale te autorit.

Nderkaq Akademiku Kolec Topalli, bashkekohes i Kasoruhos, eshte shprehur se ketij vendi i duhen deshmite e ketyre njerezve, te cilet kane kaluar jeten ne burgjet komuniste.

Te pranishem ne event kane qene edhe figura te njohura te publicistikes dhe politikes, mes tyre edhe Presidenti i Republikes, Z.Bujar Nishani.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›