E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pronaret: Meta po ben spekulime politike

TIRANE - Pronaret e trojeve ne afersi te kopshtit botanik kane kundershtuar deklaratat e fundit te kreut te LSI Meta pas konkursit nderkombetar qe u mbajt se fundi ne Tirane per zhvillimin e zones urbane ne veri te liqenit te Tiranes. Deklarata e kreut te LSI, partia e dyte opozitare ne vend kunder kreut te bashkise se Tiranes, njeheresh dhe kryetar i partise Socialiste, kete here nuk kane hasur ne kundershtine e socialisteve apo te institucionit vendor qe ai drejt per tre mandate rresh, por nga vete pronaret e truallit ne zonen ku ai po mbeshtet nje projekt te ri. Keshtu, nje tjeter konflikt ne Tirane mes LSI-se dhe pronareve, kete here per projektin e Bashkise se Tiranes per zhvillimin e zones urbane ne veri te liqenit artificial. Nje grup ish pronaresh qe kane tituj pronesie ne kete zone, i cilesuan spekulative deklaratat e Metes, pasi konkursi per kete zone eshte organizuar me iniciativen e pronareve. Keta te fundit perkunder deklaratave te LSI-se shprehen se projekti nuk prek Kopshtin Botanik, perkundrazi shtojne dhe permiresojne siperfaqet e gjelbra rreth tij. Per pronaret fushata e kreut te LSI-se, nuk eshte gje tjeter vecse dizinformim i publikut per biznes politik


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›