Pronarja:
Me nje fshese ne dore, pronarja e shtepise mblidhte copat e xhamit te deres, i cili ishte thyer nga policet per te pare se cfare kishte ndodhur menjehere pas te shtenes. Divani ishte sjelle afer deres, nderkohe qe krevati, ne te cilin ishte gjetur i shtrire 25-vjecari, kishte shenja gjaku. Jasteku i gjakosur qendronte mbi nje frigorifer te vogel, nderkohe qe ne dyshek dalloheshin njollat e gjakut. Gruaja me moshe rreth te 45-va (qe nuk pranoi te identifikohej), tregon se ushtari jetonte prej tre muajsh me qira dhe se nuk e njihnin ate me pare.