E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pronat LSI Dergojini provat ne prokurori

Selia roze beri publike vleren e dy pronave imobiliare qe sipas saj jane feshur nga Ili Meta nje apartament 600 metra katror ne Bllok dhe nje vile te Gjiri i Lalzit.

Ne menyre perseri zyrtare ne verifikuam vleren e ketij apartamenti dhe te kesaj vile ne baze te cmimeve te references te tregut. Nga nje perllogaritje e sakte jo e jona por e eksperteve te tregut imobiliar rezulton se apartamenti prej 600 metra katror ka nje vlere qe shkon ne 1.2 milion euro ndersa vila ne Gjirin e Lalzit 500.000 euro. Pra mekembesi i Sali Berishes Ilir Meta duket se ka fshehur perkundrejt ILDKP nje pasuri prej te pakten 1.7 milion eurosh ka deklaruar deputeti Taulant Balla.

Por LSI i ka kerkuar Partise Socialiste qe te paraqese provat e saj ne prokurori.

Per cdo fakt dokument apo prove qe mund te kene te gjithe ata qe nxjerr si shperndares thashethemesh Edi Rama ti drejtohen prokurorise institucioneve te drejtesise dhe ILDKP-se dhe vetem pas kesaj te kene kurajon dhe guximin per te folur para publikut ka deklaruar sekretari i pergjithshem i LSI Luan Rama.

Por Partia Socialiste i ka kerkuar prokurores se pergjithshme te zbardhe te fshehten per dy prona imobiliare qe sipas deputetit Balla perbejne vetem majen e ajsbergut te pasurise se zv/kryeministrit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›