Pronat Ruci Te shfuqizohet votimi i dyte

Ruci ka kerkuar mbledhjen e komisionit te rregullores dhe shfuqizimin e votimit te dyte.
Ne ju kerkojme qe te zbatoni kushtetuten e vendit pasi nuk mund te beni deshmitare shurdhe dhe te verber opoziten per aktet tuaja. Zbatoni Kushtetuten qe thote se cdo votim i kryer ne kundershtim me ligjin themeltar te shtetit apo rregulloren e kuvendit eshte i pavlefshem tha Ruci.
Sipas Rucit votimi i seances se nje jave me pare u tregoi hapur qytetareve se mazhoranca arrin qe te manipuloje votimin elektronik ne sy te te gjithe opinionit.
A mund te kete me votim te lire ku te zgjedhurve te ketij vendi u mohohet u trukohet vota pas urdherave te dhene nga krahu i qeverise Ne jemi te vendosur per te qene nje barrikade per te zbatuar ligjet kushtetuten dhe rregulloret e ketij vendi tha Ruci.
Kreu i deputeteve socialiste i beri apel presidentit qe te reagoje si garant i Kushtetutes kur sheh pikerisht se mazhoranca prej se ciles ai ka dale shkel ligjin themeltar te shtetit.