Pronat, Topi kthen ligjin, bie ndesh me Kushtetutën
TIRANE- Presidenti i Republikës Bamir Topi nuk dekreton ligjin per pronat dhe e kthen ate ne Kuvend. Ne faqen zyrtare te presidencen sqarohet edhe motivi i kthimit të ligjit me nr. 10308, datë 22. 07. 2010 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9235, datë 29.07.2004 “Për kthimin dhe kompensimin e pronës”, të ndryshuar”
“E shqyrtova me vëmendje këtë ligj dhe jam i ndërgjegjshëm për problematikën, dimensionin dhe rëndësinë që ka ky ligj. Vlerësoj se e drejta e pronës dhe e gëzimit të saj është një nga kolonat bazë të funksionimit normal të një shoqërie demokratike dhe se garantimi i saj do të konsolidonte zhvillimin e shoqërisë shqiptare.
Por, me qëllim që zgjidhja e ofruar të jetë sa më pranë standarteve të të drejtave të njeriut dhe atyre kushtetuese, vendosa ta kthej ligjin edhe njëherë për rishqyrtim në Kuvend” - thuhet në njoftimin për shtyp të shpërndarë sot nga presidenca.
Presdienti gjykon “se ka vend që ligji të rishikohet si përsa i përket kushtetushmërisë së tij, por edhe për ta bërë atë efektiv dhe të zbatueshëm- thekson presidenti në njoftimin e tij ku argumenton dhe motivimin e kthimit të ligjit.
Më tej në sqarimin e presidences theksohet:
“Kushtetuta ka përcaktuar se e drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë shtetërore, duke garantuar kështu një nga parimet bazë të shtetit të së drejtës, atë të sigurisë juridike. Ndërsa, ajo që propozohet me ligjin e ardhur për shpallje nuk është në përputhje me këtë vullnet kushtetues, por në kundërshtim me të. Duke i dhënë mundësinë A.K.K.P-së të rishikojë vendime të ish-komisioneve për kthimin dhe kompensimin e pronave dhe për më tepër edhe t’i shfuqizojë ato, i heq pronarit mundësinë e të gëzuarit të pronës së tij i qetë dhe sigurt për një të drejtë të fituar në përputhje me normat kushtetutese dhe ligjore. Pra, rregullimi ligjor i propozuar cënon parimin e sigurisë juridike, parim ky i përshkruar në nenin 4 të Kushtetutës. Ky rregullim i ri ligjor, njëkohësisht, shkel detyrimin që shteti ynë ka në përputhje me nenin 1, të Protokollit 1 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, dhe me jurisprudencën e Gjykatës së Strasburgut, ku Shqipëria është përballur në një numër rastesh për respektimin e tyre, sipas së cilës e drejta e pronës nënkupton jo vetëm njohjen dhe garantimin e saj, por, edhe detyrimin e shtetit që në rast të pamundësisë së përmirësimit të standartit të mbrojtjes së pronës apo të drejtave të fituara, së paku, të ruajë standartin e krijuar dhe të ofrojë siguri për ruajtjen e tij.
Rregullimet e bëra në ligjin e ardhur për shpallje janë, në thelb, të njëjta me ligjin e marrë në shqyrtim dhe të shfuqizuar nga Gjykata Kushtetuese. Arsyetimi dhe vendimi i dhënë nga Gjykata Kushtetuese janë qartazi të referueshme për rregullimet e ligjit të ri. Vlerësoj se, jo vetëm për shkak të mospërputhshmërisë së ligjit me Kushtetutën, vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe jurisprudencën e Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut, por edhe sepse neni 132 i Kushtetutës ka përcaktuar se vendimet e Gjykatës Kushtetuese kanë fuqi detyruese të përgjithshme dhe janë përfundimtare, ligji i ardhur për shpallje ka nevojë për rishikim”,- përfundon njoftimi në faqen e Presidencës.
(s.g/BalkanWeb)