Pronat e shtetit, 600 asetet që do të shiten këtë vit
Burime nga Ministria e Ekonomisë deklarojnë se janë gati 600 dosje për të privatizuar objektet shtetërore strategjike dhe jostrategjike, disa prej të cilave tanimë nuk janë funksionale. Ja disa nga ndërmarrjet që shiten dhe si do të përdoren fondet
Numërohen 600 objekte në pronësi të shtetit shqiptar, një pjesë e konsiderueshme e të cilave tanimë janë jashtë funksionit, por që ekonomia shqiptare mund të përfitojë nga shitja e tyre. Është Ministria e Ekonomisë, e cila i ka gati të 600 dosjet për t’u tenderuar dhe privatizuar 100% asetet e kompanive apo objektet sipas rastit. Ndërkohë që Ministria e Financave ka parashikuar që nga privatizimet e aseteve shtetërore të vlerësuara të arkëtojë në arkën e shtetit 300 mln lekë, kurse për asetet e pavlerësuara do të krijojë një fond të veçantë, i cili do të merret në konsideratë në buxhetin e rishikuar të muajit korrik. Ndërkohë që skenarët e privatizimit ishin dy: me koncesion ose shitje, përveç hidrocentraleve që janë duke u dhënë me koncesion, kompanitë strategjike do të shiten 100%, ashtu si AlbPetrol, formula e privatizimit të të cilit u miratua më pak se një muaj më parë në Parlament. Privatizimi i aseteve shtetërore, si prioritet i qeverisë, numëron 1280 asete shtetërore, të cilat aktualisht janë prona në përdorim nga Ministria e Mbrojtjes dhe ministri të tjera. Këto objekte janë reparte ushtarake, depo armatimesh etj., apo uzina dhe fabrika që nga periudha e sistemit socialist, si p.sh, ish-Kombinati i Tekstileve Tiranë, ish-Ndërmarrja e Duhan-Cigareve në Durrës, ish-Ndërmarrja e Prodhimit të Çeliqeve në Elbasan etj”. Gjithashtu, qeveria ka planifikuar shitjen e aksioneve të mbetura shtetërore në shoqëritë strategjike, 24 për qind e aksioneve të CEZ-it, aksionet e ARMO-s, INSIG, aksionet e AlbPetrolit etj., në dobi të një eficience më të madhe të një ekonomie tregu. Nëpërmjet këtij procesi nuk synohet vetëm arkëtimi i një shume të konsiderueshme parash për arkën e buxhetit në një kohë afatshkurtër, që do të përkthej në shumë investime publike për qytetarët, por mbi të gjitha privatizimi i këtyre aseteve do t’i shërbejë rigjallërimit të iniciativës private për të zgjeruar aktivitetin e biznesit, për të prodhuar më tepër zhvillim ekonomik dhe për të zgjeruar mundësitë e punësimit, sidomos në zonat më pak të zhvilluara. Kështu, në zbatim të procedurës ligjore në fuqi për privatizimin, Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës ka urdhëruar ngritjen e komisioneve të vlerësimit, për vlerësimin e rreth 600 objekteve në administrim të institucioneve të ndryshme. Këto objekte aktualisht janë në procedurë vlerësimi. Nga ana tjetër, edhe pse opozita vlerëson procesin e privatizimit të aseteve shtetërore, ajo i ka kërkuar qeverisë herë pas here të ketë kujdes zbatimin deri në fund të kontratave dhe respektimin e tyre. Sipas opozitës, vala e re e privatizimeve që ka lajmëruar qeveria do të krijojë më shumë kosto sesa përfitime për ekonominë, duke iu referuar eksperiencave të kaluara, pasi kontratat nuk janë respektuar. Në fillim të vitit 2011 qeveria njoftoi qëllimin e saj për privatizimin e rreth 1 300 aseteve të ndërmarrjeve kryesisht të vogla. Banka për Rindërtim dhe Zhvillim e konsideron këtë reformë si të rëndësishme në kushtet aktuale, kur kriza ka përfshirë globin dhe të ardhurat në buxhet po bien.
Shoqëritë jostrategjike në proces privatizimi
Emërtimi Rrethi
“Mika” Korçë
Sh.a “Berateks” Berat
“ Kripa” Vlorë
“Industrialimpeks” Tiranë
“ Arteksportimporti” Tiranë
“Frigoriferi” Durrës
“Albkontroll” Durrës
“NPV” Durrës
“NIMEK. S” Durrës
“Uzina Dinamo” Tiranë
Albkromi” Tiranë
“Buka” Tiranë
“Bloja” Tiranë
“Fu Farma” Tiranë
“Fabrika prodhim këpucë” Korçë
“Prodhim mobilie” Tiranë
“ Albakri” Tiranë”
“Ndërmarrja Material Ndërtimi” Elbasan
“Tirana Butan Gaz” Tiranë
“Rekor-Albania – SA” Gjirokastër
“Trikotazhi” Korçë
“ Shpërndarja e Librit Shkollor” Tiranë
“ Tregtimi i librit artistik” Tiranë
“Shtëpia Botuese Naim Frashëri” Tiranë
“Tarabosh” Shkodër
Shoqëritë, ende të paprivatizuara
“ Tregu i shitjes me shumicë F perime” Shkodër
“Tregu i shitjes me shumicë F perime” Vlorë
“Regjistri detar shqiptar” Durrës
“Prodhim veshje ushtarake” Tiranë
“Kombinati energjetik” Elbasan
“Duhan cigare” Shkodër
“Prodhim kabllo” Shkodër
“Qendra sportive” Tiranë
“Tipografia Ushtarake” Tiranë
“Albturist” Tiranë
“ Albiminiera” Tiranë
“ Alba Film Studio” Tiranë
“Trajtimi i studentëve Nr 1” Tiranë
“Trajtimi i studentëve Nr 2” Tiranë
“Trajtimi i studentëve” Gjirokastër
“Trajtimi i studentëve” Korçë
“Trajtimi i studentëve” Shkodër
“Trajtimi i studentëve Vlorë” Vlorë
“Trajtimi i studentëve” Elbasan
“Tregu i shitjes me shumicë” Gjirokastër
“Tregu i shitje me shumicë” Kukës
“Tregu i shitjes me shumicë” Tiranë
“Tregu i shitjes me shumicë” Berat
“ Petrolalaba” Tiranë
“Trajtimi i studentëve Nr. 3” Tiranë
Lista e Shoqërive Strategjike që janë në proces privatizimi dhe janë privatizuar
ALBPETROL Fier
INSIG
Numri i objekteve sipas ministrive
Ministria e Bujqësisë 74 objekte
Ministria e Punëve Publike 77 objekte
Ministria e Mjedisit 85 objekte
Ministria e Arsimit 0 objekte
Ministria e Punëve Sociale 0 objekte
Ministria e Financave 5 objekte
Ministria e Mbrojtjes 517 objekte
Ministria e Drejtësisë 7 objekte