Pronat, kontrolli i tokave te lira nis ne maj
Kontrolli per tokat e ndara sipas ligjit 7501, si dhe per heqjen e se drejtes te perdorimit per tokat urbane, do te nise vetem pas disa muajsh. Ndersa, deri ne miratimin e draftit prej Kuvendit te Shqiperise, do te zbardhet edhe me tej ceshtja e reformave, si dhe do te percaktohet qarte se si do te veprohet ne rastet kur toka ne perdorim eshte shitur me letra te falsifikuara. Keshtu, te dy projektligjet do te kalojne per diskutim ne komisionet parlamentare dhe me pas per miratim ne seance e kjo do te kerkoje nje kohe, te pakten nje muaj. Kjo ne rastin kur palet do te gjejne nje pakt paraprak. Por, duke pare eksperiencen me ligjet e meparshme, per sa i perket kthimit dhe kompensimit te pronave, edhe keto nisma do te zvarriten per disa muaj te tere. E vetem pas ndryshimeve qe do te behen rruges ne komisionet parlamentare, do te kaloje nisja e zbatimit si dhe ngritja e komisioneve perkatese, qe do te hetojne ndarjen e tokave, duke nisur nga viti 1993.
Sipas propozimeve te bera nga Ministria e Bujqesise, dhe qe tashme jane miratuar edhe nga qeveria, te gjitha tokat bujqesore, qe jane dhene ne perdorim, por tashme te kthyera ne troje, do t