E Diel, 1 Nëntor 2026

Prononcimi i Kryeministrit Berisha për ngjarjen në Himarë

I pyetur nga mediat mbi ngjarjen e dy ditëve më parë ku një i ri 35 vjeçar humbi jetën në Himarë, Kryeministri Berisha e konsideroi këtë një akt të shëmtuar dhe të dënueshëm.

Kryeministri Berisha u shpreh:

"Vrasja e një njeriu në çdo rast, por me qellim është një krim i shëmtuar dhe i dënueshëm. Motivet, në rast se faktohen ato që thuhen janë edhe më të shëmtuara. Qeveria ka kërkuar dhe kërkon nga organet e rendit që të bëjnë çdo përpjekje për të vendosur autorin kryesor të këtij krimi para drejtësisë. E theksoj edhe një herë, në rast se faktohen motivet që njoftojnë mediat, por edhe njerëz të tjerë kjo e bën këtë krim edhe më mizor. është një gjest i një fanatizmi të verbër ekstrem. Nuk besoj të këtë shqiptarë, që nuk e dinë se komuniteti në atë qytet është bilingual dhe jo sot, edhe 100 vjet më parë, por edhe 200 vjet më parë. Të përgjigjesh në gjuhën që preferon, të përgjigjesh dhe të ndodh kjo, është shumë e rëndë. Sidoqoftë, këto do ti hetojë dhe saktësojë drejtësia. Organet e rendit duhet që autorin ta vendosin para ligjit. Unë shfrytëzoj edhe këtë rast, pasi jam lidhur edhe me Kryetarin e Bashkisë dhe i kam përcjellë familjes ngushëllimet, ti shpreh sërish familjes ngushëllimet, sepse është një akt i shëmtuar të vrasësh dikë duke u kthyer në shtëpinë e vetë. është një akt barbar".


14/08/2010

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›