E Enjte, 5 Nëntor 2026

Propozimi francez, Kuvendi i Maqedonisë së Veriut voton më 14 korrik, e pranishme dhe Presidentja e KE

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut do të votojë të enjten, më 14 korrik, në lidhje me  propozimin francez për zgjidhjen e konfliktit me Bullgarisë, për t’i hapur rrugën nisjes së bisedimeve të anëtarësimit në BE. E pranishme në këtë seancë do të jetë edhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e cila do të mbajë edhe një fjalim

Qeveria maqedonase, me kërkesë të deputetëve të martën pasdite ka dorëzuar në Kuvend të gjithë dokumentacionin që ka të bëjë me propozimin e Francës për kornizën e negociatave për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian. Qeveria publikoi tre dokumentet nga korniza e negociatave, por jo protokollin dypalësh midis Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, që kërkohet nga opozita.

Prej ditësh tashmë, Maqedonia e Veriut është përfshirë nga protesta që kërkojnë refuzimin e propozimit francez. Sipas tyre, ky propozim rrezikon gjuhën dhe identitetin e Maqedonisë së Veriut.

/rtsh.al/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›