E Diel, 1 Nëntor 2026

Propozimi për të miturit në polici/ Ministri Gogu: Shteti nuk e lë fëmijën vetëm, edhe kur gabon

Sondazh

Loading ... Loading ...

schedule23:20 - 30 Tetor, 2026

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, ka propozuar katër masa për forcimin e garancive procedurale për të miturit që bien në kontakt me organet ligjzbatuese, duke theksuar se mbrojtja e fëmijëve duhet të garantohet edhe kur ata kanë shkelur ligjin.

Propozimet parashikojnë pajisjen e të miturve me një formular të drejtash të shkruar në gjuhë të kuptueshme, garantimin e një avokati pa vonesë gjatë marrjes në pyetje, njoftimin e hershëm të punonjësit të mbrojtjes së fëmijës dhe krijimin e një sistemi të përbashkët të dhënash ndërinstitucionale për monitorimin e këtyre garancive.

Duke iu referuar episodeve të dhunës të javëve të fundit, Gogu theksoi se protesta paqësore është e drejtë që mbrohet, ndërsa dhuna sjell përgjegjësi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›