Prostitucion, armë e drogë, vihen në pranga 7 persona
Reshjet intensive të shiut dhe stuhitë e fuqishme kanë përfshirë disa zona të Italisë dhe Greqisë, duke shkaktuar p&eum...
18:52
Prostitucion, armë e drogë, vihen në pranga 7 persona
Lapsi.al21 June 2022
Prostitucion, armë e drogë, vihen në pranga 7 persona, mes tyre një pronar hoteli dhe 2 gra.
"Finalizohet operacioni policor i koduar “Triple”, i zhvilluar nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme “Shqiponja”.
Goditet një rast i mbajtjes së ambienteve për prostitucion dhe i përshtatjes së tyre për përdorim droge.
Gjithashtu, goditet edhe një rast i armëmbajtjes pa leje.
Sekuestrohen armë zjarri pistoletë, municion luftarak, lëndë e dyshuar narkotike kokainë e ndarë në doza, shuma parash të dyshuara të përfituara nga aktiviteti kriminal, dy aparatura DVR, dy peshore elektronike dhe katër aparate celulare.
Vihen në pranga 7 shtetas, mes tyre pronari i hotelit.
Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative se një shtetas kishte përshtatur hotelin e tij për përdorim droge, ushtrim prostitucioni dhe se mbante armë zjarri në ambientet e hotelit, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Triple”.
Si rezultat i këtij operacioni, u arrestuan në flagrancë shtetasit:
– P. H., 52 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Përshtatja e lokalit për përdorim droge”, “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të zjarrit, armëve shpërthyese dhe i municionit”;
– I. Sh., 41 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Moskallëzimi i krimit”;
– M. M., 35 vjeçe dhe F. K., 39 vjeç, të dy banues në Tiranë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Prostitucioni”;
– V. B., 54 vjeçe, D. L., 35 vjeç dhe R. S., 23 vjeç, të tre banues në Tiranë, për veprën penale “Prostitucioni”.
Gjatë kontrollit të ushtruar në njërën prej dhomave ku zhvillohej veprimtaria e kundërligjshme e prostitucionit, është gjetur një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale së bashku me një armë zjarri pistoletë, municion luftarak, shuma parash të dyshuara të përfituara nga këto veprimtari kriminale, dy aparatura DVR, dy peshore elektronike dhe katër aparate celulare, që u gjetën në ambientet e tjera të hotelit në pronësi të shtetasit P. H.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale", njofton policia.
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka sulmuar sërish nismën e Ballkanit të Hapur, duke thënë se synim i vetëm i saj është asgjësimi i Kosovës . Teksa f...
Në një konferencë të përbashkët me kryeministren e Finlandës, Sanna Marin, e cila ka mbërritur në Tiranë në një vizitë zyrtare, kreu i qeverisë Edi Rama ka folu...
Një parcelë me bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa është gjetur në një pyll në Lalm i Ri, njësia administrative Kolsh Lezhë. Sipas policisë parcela ës...
Disa persona janë plagosur pas një sulmi me thikë në një qendër tregtare suedeze. Dy persona janë dërguar në spital dhe njëri prej tyre ndodhet në gjendje të ...
Grupi i hetimit nga komisariati 6 dhe ekspertë nga njësia antieksploziv ndodhen në garazhin e pallatit në zonën e Astirit ku ra zjarr në orët e para të mëngjesi...
Një aksident ka ndodhur në hyrje të qytetit të Lezhës, pranë ish-fabrikës së letrës. Një automjet ka përplasur një motoçikletë me të cilën lëvizte një person...
Të enjten më 23 qershor në Bruksel pritet të mbahet Samiti BE – Ballkani Perëndimor. Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka deklaruar se ende nuk ka vendo...
Një makinë ka marrë flakë në ecja e sipër në Autostradën Vlorë – Fier Automjeti ka mare flakë ndërkohë që po qarkullonte. Ndërkohë burimet policorë shpjegojnë s...
Një 47-vjeçar është arrestuar në Korçë, pasi ka dhunuar fizikisht vajzën e tij të mitur 12-vjeçare, të cilën dyshohet edhe se e ka ngacmuar seksualisht rreth 1 ...
Kryeministri Edi Rama dhe kryeminsitri i Kosovës, Albin Kurti kanë nisur konferencën e përbashkët, pas nënshkrimit të marrëveshjeve mes dy qeverive. “Kur kr...
Pushteti i rilindjes i mori për të mirëqenë qytetarët shqiptarë. Edi Rama ishte i bindur se sido që të sillej me ta, tufave e deleve do të vazhdonte ta votonte me kokën ulur
Lufta mes Edi Ramës dhe Erion Veliajt për kontrollin e Bashkisë së Tiranës, e nisur me shkarkime dhe bllokime institucionale, u përshkallëzua deri te denoncimi për shantazh dhe kërcënime në qelitë e burgut të Fierit, duke e kthyer administrimin e kryeqytetit në peng të përplasjes mes dy ish-aleatëve politikë.
Everton po përballet me probleme të mëdha disiplinore me Jack Grealish. Përjashtimi i tij nga lista e lojtarëve të grumbulluar javën e kaluar, në një moment kur dukej se ishte gati të rikthehej në fushë, kishte ngritur pikëpyetje.
Gonzalo Montiel u bë protagonist i një skene që nuk dukej se i përkiste një ndeshjeje futbolli. Futbollisti argjentinas u largua nga fusha në pjesën e dytë të ndeshjes kundër Boca Juniors, nën mbrojtjen e policisë
Gjithçka e lehtë për Real Madrid, që në javën e njëmbëdhjetë të La Liga triumfon me rezultatin e pastër 3-0 ndaj Racing Santander, i likuiduar që në 45 minutat e para.