E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prostitucioni ne plazh, arrestohet tutorja

Durres - Nje 28-vjecare do te ndiqet ne gjendje te lire nga Prokuroria e Durresit nen akuzen e "shfrytezimit te prostitucionit". Burime zyrtare bene te ditur dje se Kristina Maloku, lindur ne Puke dhe banuese ne lagjen numer 13, qe perfshin plazhin e Durresit, u kap ne flagrance, duke tentuar te shfrytezoje si prostitute nje vajze me iniciale E. M. Ajo u kap rreth ores 00:30 te mengjesit te djeshem nga punonjesit e Seksionit te Luftes Kunder Trafiqeve te Paligjshme ne vendin e quajtur "Plepa", atje ku kryqezohen rruget dhe udhetaret qe mberrijne nga Tirana dhe Shkodra me destinacion jugun dhe juglindjen e Shqiperise. Prokuroria ka vendosur procedimin penal ne gjendje te lire ndaj Kristina Malokut per shkak se ka nje femije te mitur.

K.J


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›