E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prostitucioni nen mantelen e Zotit

Ish-gazetarja e gazetes britanike The Independent Sarah Harris ka realizuar nje dokumentar shokues ne Indi per te ashtuquajturat prostitutat e Zotit. Ne fakt filmi flet per vajzat e reja indiane qe ndjekin traditen dhe qe jeten e tyre ia kushtojne perendise gje qe nenkupton se ato gjithe jeten duhet te shesin trupin e tyre ne menyre qe ti mbajne familjet.

Gazetarja Harris shkoi ne Indi para tri vjetesh sapo e braktisi shtepine e njohur mediale britanike The Independent. Ajo pohon se ne ate vend shkoi me qellim qe te tentonte te bente dicka krejt te ndryshme nga puna e saj e perditshme prandaj edhe vendosi te punonte vullnetarisht ne nje organizate humanitare qe merrej me shpetimin dhe perkujdesjen e viktimave te tregtise se seksit.

Qe ne diten e pare te qendrimit ne Indine jugore e gjeta veten ne nje miting te prostitutave Davadasi gjegjesisht te grave qe i sherbejne Zotit. Sic me thane ato jane prostituta nga tempulli megjithese nuk e dija fare se cfare nenkuptonte kjo gje tregon Harris.

Vetem pasi qe u takua me te ashtuquajturat prostituta te Zotit Harris u interesua se tepermi per kete teme. Filloi te hulumtonte rreth tyre e kur ne vitin 2008 udhetoi drejt Karnatakarit verior gjegjesisht qendres se tradites indiane u njoh edhe me disa gra te tjera qe jeten ia kushtuan perendise dhe per dashuri ndaj se ciles e shisnin trupin e tyre. Zhvilloi disa intervista qe u botuan neper revista prestigjioze boterore megjithese konsideronte se dijenia e saj per vajzat Devadasi ende ishte e manget andaj edhe vazhdoi te hulumtoje me tutje.

Kur tu afroheni atyre vajzave dhe ti lusni qe te flisni me to kurre nuk e dini se cfare pergjigjesh mund te merrni. Nese deshironi te bisedoni me zonja te pasura nga bordeli ne Mumbai ato do tju tregojne me mburrje per veten dhe per punen qe e bejne mirepo vajzat nga familjet e varfra veshtire se do te pajtohen te flasin me ju per kete gje. Ato vajza te reja jane shfrytezuar dhe kane turp qe po e shesin trupin e tyre. Deshirojne te martohen dhe te kene nje jete normale por nuk munden. Ndodhen brenda nje burgu te tmerrshem sqaron tutje Harris.

Sistemi Devadasi dhe praktikimi i kesaj tradite eshte ndaluar qysh ne vitin 1988 mirepo gjithcka qe ka nderruar prej atehere e deri me sot eshte se ceremonite tani mbahen fshehurazi dhe ilegalisht nderkohe qe kjo tradite edhe me tej mbetet e rrenjosur thelle vecanerisht neper pjeset rurale te Indise.

Te huajt qe vijne ketu nuk e dine se cilat jane vajzat Devadasi por indianet e dine sapo tua hedhin nje sy. Dhe serish cdo gje ka te beje me kastat qe edhe me tej mbesin nje problem i madh dhe i komplikuar ne Indi.

Me sa une kam kuptuar nga e gjithe kjo tradita Devadasi qe nga fillimi ishte dicka krejtesisht e ndryshme. Ne fakt vajzat qe jeten e vete ia kushtonin perendise ishin vajza te kastave te larta madje edhe nga familjet mbreterore. Ato zinin nje vend te posacem ne kulturen indiane. Ishin te shquara si artiste valltare poete... Gjate zhvillimit te ceremonive te shenjta ato kishin role te vecanta fetare brenda tempullit. Faktikisht ishin njelloj versioni i motrave te nderit sepse asokohe asnjera nga ato ceremoni skishte lidhje me seks. Mirepo me kalimin e viteve decenieve dhe shekujve tradita ndryshonte thekson gazetarja.

Ne te vertete kur ne shekullin e 19-te erdhen misionaret e pare te krishtere ne Indi dhe tradita Devadasi filloi te ndryshontederisa sot nuk u shnderrua ne nje tradite te kastave te uleta.

Perspektiva e vajzave te kastes me te ulet ne Indi qe ndryshe quhen te paprekshme eshte tejet e kufizuar. Ato mund te punojne neper fusha te mbledhin hedhurina ose te merren me prostitucion. Fatkeqesisht prostitucioni eshte puna me fitimprurese andaj shumica e tyre vendosin te merren me kete profesion.

Disa nga vajzat jeten e vet ia perkushtojne perendise qe ne moshen e tyre dy ose trevjecare nderkohe qe me marredhenie seksual fillojne kur te hyjne ne moshen e pubertetit kryesisht ne moshen 12-vjecare. Ato vajza kryesisht rriten neper bashkesi matriarkale ne te cilat nuk ka meshkuj. Do te thote ato nuk kane baballare dhe qe nga mosha e femijerise e kuptojne se nuk kane prejardhje nga familjet tradicionale. Ndersa per seks nuk dine asgje derisa te mos vije nata e pare. Virgjerine ia shesin mashkullit qe ofron me se shumti para pavaresisht asaj nese behet fjale per ndonje fermer apo biznesmen lokal.

Kur shkova per here te pare ne Indi mendova se disa gra konsideronin se ishte nder te ndiqnin traditen Devadasi sepse ky ishte nje veprim i perkuljes se tyre para besimit. Seksualiteti dhe besimi vertet nderlidhen ngushte ne hinduizem. Mirepo sot ne kete gje ka fare pak ose aspak shenja religjioze. Grate sot kete e bejne per para sqaron Harris.

Pikerisht per shkak te gjithe kesaj virusi HIV sot eshte tejet i perhapur brenda ketyre bashkesive. Ngase nje grua e infektuar me HIV e perhap pastaj ate ne gjithe familjen. Ajo e infekton edhe cdo mashkull qe ka marredhenie me te mashkulli pastaj virusin e bart te bashkeshortja e tij dhe rrethi sa vjen e zgjerohet... megjithate ne keto qarqe flitet teper pak per kete semundje te tmerrshme njesoj sic nuk flitet as per perdorimin e kondomeve.

Njerezit vdesin nga HIV nderkaq indianet per ta thone se kane vdekur nga ethet... Nderkohe organizatat e shumta humanitare tentojne te ndikojne ne edukimin e popullates. Gjithashtu nje numer i konsiderueshem i organizatave mundohet qe ti nxjerre disi vajzat e reja nga ferri i prostitucionit megjithese ato e kane teper te veshtire qe ta braktisin punen qe e bejne. Fatmiresisht ka edhe nga ato qe e braktisin traditen Devadasi dhe shnderrohen ne aktiviste qe luftojne kunder praktikimit te kesaj tradite dhe zakoni.

Por zhvillimi i nje jete normale pas heqjes dore nga tradita Devadasi eshte gje tejet e veshtire posacerisht ne Indi. Rralle ndonjera nga vajzat Devadasi arrin te krijoje familje e ne Indi familja eshte cdo gje... Nese merret vesh se nje vajze ka pasur marredhenie para marteses ajo lecitet nga shoqeria e neper disa zona rurale vajzat e tilla edhe sot e kesaj dite denohen me gjuajtje me gure derisa te vriten...

Edhe atehere kur duan per prostitutat e Zotit mbetet nje sfide tejet e veshtire qe te nisin e te ndertojne nje jete normale nga e para.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›