Prostitucioni, tani edhe klientët do dënohen me tre vjet burg
Share
Komisioni i Ligjeve ka miratuar gjatë ditës së sotme ndryshimet në Kodin Penal që kanë të bëjnë me prostitucionin.
Sipas ndryshimeve të kaluara me konsensus, klientët e prostitutave do të dënohen me tre vjet burg, nëse kapen në flagrancë me to, ndërsa tutorët e tyre me 5 vjet burg.
Më përpara ishte e parashikuar në Kodin Penal dënim me gjobë deri në tre vite burg për femrat që ushtrojnë prostitucion. Ndërkohë që është shtuar në këtë nen edhe një paragraf që parashikon dënimin edhe për klientët që paguajnë për të shkuar me prostituta.
