Protagonist në Terminator 5
Dwayne Johnson, i njohur si ‘The Rock’, pritet të luajë krahas Arnold Schwarzenegger në filmin e ardhshëm “Terminator 5″.
Aktori i filmit “Fast and the Furious 6″ është në bisedime për t’u paraqitur në filmin e ardhshëm aksion që mendohet se do të jetë version pararendës i serisë së filmave dhe do të fokusohet në tregimin e ngjarjes para Terminator 1.
Sipas “The Examiner”, kompania e cila ka në pronë të drejtat e filmit është duke zhvilluar një skenar me një rol specifik për të.
Johnson aktualisht është duke xhiruar “Hercules: The Thracian Wars”.