E Diel, 1 Nëntor 2026

Protesta/ “Disa nuk janë dakord, por…”- Rama takohet me të riun në Kryeministri dhe bën batuta: Rëndësi ka që është me paqe, jo me gurë e zjarr! (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë një video në rrjetet sociale ku takohet me një të ri në Kryeministri.

Në videon e publikuar, Rama shfaq mesazhin e marrë nga i riu, ndërsa e pret në zyrën e tij.

“Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, por me zemrën në vendin e duhur…”, shkruan përkrah videos kreu i qeverisë.

Ai gjithashtu shtoi se rëndësi ka që takimi po bëhet me paqe dhe jo me gurë e zjarr, duke iu referuar protestave të ditëve të fundit nga studentët.

Rama: Një njeri që do të më takojë për qejf.

I riu: Disa nuk janë dakord, por…

Rama: Demokraci është kjo. Mjafton që të jetë me paqe dhe me buzëqeshje, jo me gurë dhe zjarr. Do jemi në kontakt bashkë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›