Protesta/ Gaz lotsjellës nga efektivët, kundërpërgjigjen me vezë!

Policia po shtyn protestuesit që tentojnë të kalojnë kordonin e sigurisë. Efektivët po përdorin edhe gaz lotsjellës. Vihet re se kordoni i policisë është vendosur në mënyrë të tillë që të ndajë protestuesit e PD nga ata të flamingove.
Protestuesit janë përgjigjur me vezë e flakadanë në përpjekje për t’i zmbrapsur. Flamingot bëjnë edhe thirrjen “dorëheqje.”