E Diel, 1 Nëntor 2026

Protesta/ Ish prokurori: Dhuna e papranueshme nga ndërkombëtarët

Për ish prokurorin Ervin Karanxha, protesta paqësore mbështetet por dhuna është e papranueshme dhe e dënueshme nga ndërkombëtarët.

“Mbështetet protesta paqësore, por aktet e dhunës janë të dënueshme. Vetë Berisha nuk ka qenë pjesëmarrës në ngjarjet e djeshme, ka bërë një deklaratë politike.

E drejta e protestës paqësore është e garantuar, por dhuna është e papranueshme për ndërkombëtarët. Është detyrë e policisë të kryejë akte dhune.

Duhet ndarë deklarata politike nga lidhja me veprën penale”, u shpreh ai për Ora e Fundit në ABC News.

Karanxha u shpreh ndër të tjera se një ndër shkaktarët kryesorë të protestës është edhe dështimi i reformës në drejtësi./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›