E Diel, 1 Nëntor 2026

Protesta, PS: Qeset simbolizonin rrezikun ku gjendej shërbimi i pastrimit, nuk ishin plehra

Tiranë, 6 dhjetor NOA Partia Socialiste ka reaguar sot nëpërmjet zëdhënëses së saj, Armela Imeraj në lidhje me akuzat e deputetëve të Partisë Demokratike se bashkia e Tiranës ka mbushur dje kryeqytetin me plehra.

Kujt ia priste mendja në 8 dhjetor të vitit 1990 se pas 20 vjetësh qeverisja e këtij vendi do të qe një komedi dhe kryeministri që njësoj si Qazim Mulleti i komedisë do t'i trembej qeseve të mufatura të grave të pastrimit dhe do tu turrte atyre policinë e shtetit?!

Paniku i djeshëm nga qeset, që simbolizonin në fakt rrezikun ku gjendet shërbimi i pastrimit nga shkurtimi arbitrar i fondeve, si dhe gënjeshtrat e sotme për gjoja mbushjen dje të Tiranës me plehra, tregojnë se sa poshtë ka rënë qeveria e sa e trashë është bërë komedia tha sot zëdhënësja e PS-së, Armela Imeraj.

k.k/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›