E Hënë, 2 Nëntor 2026

Protesta dhe denoncim ndërkombëtar, Berisha: Edi Rama ka korruptuar gjer në rrënjë DHL-në

Kryedemokrati Sali Berisha akuzoi filialin shqiptar të DHL-së si bashkëpunuese me qeverinë për të manipuluar votën e diasporës më 11 maj.

Berisha publikoi të dhëna, ku zarfet e emigrantëve të ndara që në muajin prill, u tërhoqën bashkë me votën përtej afateve ligjore, për t’i penalizuar ata si votues të djathtë.

“Siç e shihni, në mënyrë të përzgjedhur, të seleksionuar, votuesit, të cilët ishin të përcaktuar nga narkoqeveria se ishin kundërshtarë të saj, nuk mundën të votojnë sepse fletë e votimit u dorëzuan një apo dy ditë para votimit, ndërkohë që ato ishin mbajtur 2-3 javë më parë. Por u mbajtën, u fermentuan, u gatuan në magazinat e postës së PS-së, çka tregon se DHL, seksioni shqiptar është shndërruar në një seksion kryekëput të PS. Por nga ana tjetër, DHL ka marrë miliona euro të taksapaguesve shqiptarë për të ofruar shërbimin, të cilin ka shkelur nen për nen Kushtetutën,” tha z. Berisha.

Kreu i demokratëve ironizoi edhe firmat e hedhura, sipas tij, në funksion të manipulimit. Ai tha se si në Shqipëri, edhe jashtë vendit, populli opozitar do të protestojë për të kundërshtuar atë që e cilëson “farsa elektorale”.

Shtatori duket si muaji më i përshtatshëm për kreun demokrat pas dokumentimit të çdo prove.

“Protestat janë të vonuara. Janë të vonuara. Shqiptarët kanë vetëm një rrugë, kanë rrugën e protestës dhe përballjes me narkoshtetin për të rifituar votën e lirë,” deklaroi z. Berisha.

Kryedemokrati e konsideron kryeministrin Edi Rama të pashpresë në përpjekjen e tij për të tërhequr vëmendjen nga krimi zgjedhor i 11 majit, sikundër është sipas tij, aksioni për lirimin e hapësirave publike nëdisa qyteteve, përfshirë edhe në Theth.

“Po zgjidhet mesi i sezonit si hakmarrje atërore dhe ky është i tëri një shpirtkërmë që riprodhon të atin e tij xhelat dhe dajën e tij xhelat për kundërshtarin,” tha kryedemokrati.

Gazetare: Anisa Kadesha

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›