E Diel, 1 Nëntor 2026

Protesta e 10 shkurtit, Mziu: Mund të shkojmë edhe drejt ngujimit apo grevës së urisë

Partia Demokratike ka paralajmëruar protestën e radhës më 10 shkurt, duke kërkuar krijimin e një qeverie teknike. Deputeti demokrat Xhelal Mziu, i ftuar në emisionin “Tema e Ditës” me Arbër Hitaj në RTSH, deklaroi se pritshmëritë janë për një pjesëmarrje të lartë dhe se opozita po shqyrton edhe forma të tjera përshkallëzimi të aksionit politik.

“Besoj që protesta e datës 10 do ta ruaj trendin rritës të pjesëmarrjes. Do përdorim përplasje që janë në normalitetin e saj, por duhet të shkojmë drejt grevës. Edhe grupi parlamentar i PD e ka parë me kohë që ndoshta do të ishte një opsion ngujimi dhe ndoshta edhe greva e urisë”, u shpreh Mziu.

Ai shtoi se protesta mund të ketë vazhdimësi, duke paralajmëruar një tjetër tubim më 20 shkurt. “Do përdoret çdo lloj instrumenti sensibilizimi,” theksoi deputeti demokrat.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›