E Enjte, 5 Nëntor 2026

Protesta e 11 korrikut, Noka, Bardhi dhe Vokshi takim me qytetarë dhe biznese në zonën e Laprakës

TIRANË, 10 korrik /ATSH/ Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, kryetari i Grupit Parlamentar, Gazment Bardhi, deputetja dhe anëtare e kryesisë së PD-së, Albana Vokshi dhe drejtues të zonës, kanë zhvilluar takime me banorët e Laprakës në Tiranë, vetëm 24 orë para e protestës së 11 korrikut.

Teksa shpërndanin fletëpalosje, Noka u bëri thirrje qytetarëve t’i bashkohen protestës së datës 11 korrik, ora 20:00, kundër atij që e cilësoi si “regjimi kriminal dhe antieuropian të Edi Ramës”.

“Kjo protestë është për çdo familje, çdo biznes, çdo qytetar, që është prekur ekonomikisht nga regjimi autokrat i Ramës. Kjo qeveri ka synim të vetëm të pasurojë veten, teksa qytetarët preken ekonomikisht dita ditës, ndërsa bizneset ulin qepenat për shkak të taksave të larta,” u shpreh Noka, teksa shpërndante fletëpalosje në zonën e Laprakës.

Noka gjithashtu i bëri thirrje çdo demokrati, që kërkon largimin e qeverisë, të marrë pjesë në protestën e opozitës së bashkuar më 11 korrik, në një betejë, e cila u shpreh ai, “është pa kthim, deri në formimin e një qeverie teknike dhe vendosjen para drejtësisë të hajdutëve më të mëdhenj që ka njohur ndonjëherë historia”.

1 nga 5

/r.e/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›