E Diel, 1 Nëntor 2026

Protesta e 22 Marsit, Blushi: Le të shpërthejë revolta qytetare në çdo rrugë dhe çdo shesh të Tiranës

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, përmes një postimi në rrjetet sociale, fton qytetarët ti bashkohen protestës së Opozitës më 22 mars. Sipas Blushit, kjo e diel është dita kur qytetarët do të ngrihen pa frikë për dinjitetin e tyre, të ardhmen e fëmijëve dhe barazinë para ligjit. “Mjaft më me padrejtësinë! Mjaft më me arrogancën! Mjaft më me një pushtet që sillet si pronar i Shqipërisë!”, shprehet ai.  Reagimi i plotë i Tedi Blushit: 22 Marsi është dita jonë! Dita e çdo shqiptari të lirë! Është dita kur qytetarët ngrihen pa frikë për dinjitetin e tyre, për të ardhmen e fëmijëve të tyre, për barazinë para ligjit që na është mohuar çdo ditë! Mjaft më me padrejtësinë! Mjaft më me arrogancën! Mjaft më me një pushtet që sillet si pronar i Shqipërisë! Asnjë hap pas! Le të shpërthejë revolta qytetare në çdo rrugë dhe çdo shesh të Tiranës! Le të dëgjohet fort zemërata dhe përçmimi ynë ndaj një Qeverie që ka tradhtuar qytetarët dhe ka rrënuar besimin tek shteti! 22 Marsi është dita kur populli flet. Dhe askush nuk mund ta ndalë! Protesto! Reago! Mos hesht!

Opozita ka paralajmëruar një tjetër protestë para Kryeministrisë, e cila do të zhvillohet të dielën më 22 mars në Tiranë, në orën 18:00.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›