E Diel, 1 Nëntor 2026

Protesta e 28-të në Tiranë, marshimi nis nga Sheshi “Skënderbej” për tu zhvendosur te Kryeministria

Protestuesit kanë vazhduar edhe sot tubimet e tyre në kryeqytet, duke shënuar ditën e 28-të radhazi. Grumbullimi filloi në sheshin “Skënderbej”, për t’u zhvendosur më pas drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit”. Përpara godinës së Kryeministrisë, pjesëmarrësit po mbajnë fjalime duke artikuluar kërkesat e tyre.

Qëndrimet e mbajtura gjatë tubimit u përqendruan në kundërshtimin e klasës politike aktuale dhe kërkesat specifike për anulimin e disa nismave ligjore, mes të cilave “Paketa e Maleve” dhe legjislacioni për investimet strategjike, të cilat protestuesit i konsiderojnë të dëmshme.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›