E Martë, 3 Nëntor 2026

Protesta e 4 korrikut, policia urdhër për shtimin e kontrolleve në kufi

Teksa protestat para Kryeministrisë vijojnë prej më shumë se 30 ditësh, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hitaj, ka nxjerrë një urdhër të shpërndarë në të 12 drejtoritë vendore të policisë dhe drejtoritë e kufirit në prag të protestës kombëtare të 4 korrikut.

Urdhri lidhet me organizimin e masave policore për protestën që pritet të zhvillohet në Tiranë, ku organizatorët kanë bërë thirrje për pjesëmarrjen e qytetarëve nga Shqipëria dhe diaspora.

Në dokument kërkohet shtimi i kontrolleve në pikat kufitare gjatë dhe pas protestës së 4 korrikut, ndërsa në zbatimin e masave janë përfshirë edhe strukturat e kufirit, si dhe institucione të tjera ligjzbatuese.

Sipas organizatorëve të protestës, masat synojnë pengimin e qytetarëve që do të hyjnë në Shqipëri për të marrë pjesë në tubimin e 4 korrikut.

Protesta është paralajmëruar të zhvillohet më 4 korrik në Tiranë dhe pritet të mbledhë protestues nga qytete të ndryshme të vendit, si edhe shqiptarë që jetojnë jashtë vendit. Data përkon me Ditën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe me ditëlindjen e kryeministrit Edi Rama.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›