E Diel, 1 Nëntor 2026

Protesta e 72-të radhazi për Zvërnecin në Tiranë

TIRANË, 10 gusht/ATSH/ Qytetarë e aktivistë u mblodhën sot në protestën e 72-të radhazi kundër investimit turistik të planifikuar në Zvërnec, ndërsa thirrjet dhe parullat janë të njëjta me kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit dhe largimin e asaj që e cilësojnë kastë të vjetër politike.

Protestuesit u mbodhën në sheshin “Skënderbej”, për të marshuar më tej përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit” drejt godinës së Kryeministrisë, duke përsëritur thirrjet për dorëheqjen e Kryeministrit Edi Rama dhe largimin e qeverisë.

Me pankarta dhe flamuj kombëtarë, pjesëmarrësit kërkuan shfuqizimin e ndryshimeve në ligjin për zonat e mbrojtura, rishikimin e ligjit zgjedhor, si dhe largimin e asaj që e cilësuan “kastë e vjetër politike”.

Nga foltorja e improvizuara para Kryeministrisë, protestues të ndryshëm përsëritën kërkesat ndërsa kërkuan edhe zgjerimin e tyre. Një protestues i bëri thirrje atyre njësive bashkiake që parashikohen të shkrihen nga reforma territoriale, që të ndjekin shembullin e Poliçani dhe të djegin teserat e PS.

Aktivisti Edison Lika tha se kjo protestë përfaqëson një rezistencë mbarëkombëtare dhe se kërkesa kryesore mbetet e njëjtë që prej ditës së parë, dorëheqja.

“Bashkohemi përsëri në shesh në ditën e 72-të të kësaj proteste, më të bukurën që Shqipëria ka parë ndonjëherë. Bashkohemi sot në ditën e 72-të të kësaj rezistence mbarëkombëtare dhe kërkojmë edhe sot, si ditën e parë, dorëheqje”, u shpreh Lika. Pas fjalimeve para Kryeministrisë protestuesit u shpërndanë duke marshuar në disa rrugë të kryeqytetit. Protesta e 72 për Zvërnecin në Tiranë, foto: Andrin Hoxha 1 nga 18

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›