E Diel, 1 Nëntor 2026

Protesta e Opozitës ndryshon kalendari i Superiores/ Shtyhet derbi Dinamo-Tirana

Kalendari i javës së 32 të Kategorisë Superiore pëson disa ndryshime. Federata Shqiptare e Futbollit bën të ditur se derbi mes Dinamos dhe Tiranës e parashikuar të zhvillohej ditën e premte në 17 prill, është shtyrë për të shtunën.

Arsyeja e këtij vendimi është se në Federatë kishte ardhur një kërkesë nga Policia e Shtetit në lidhje me zhvillimin e protestës së opozitës që është përcaktuar të mbahet pikërisht në 17 prill.

Kështu, sfida mes Dinamos dhe Tiranës do të luhet në orën 19:00 të së shtunës në 18 prill në “Air Albania Stadium”.

Në po të njëjtën ditë do të luhet edhe ndeshja mes Egnatias dhe Flamurtarit, por më herët, në orën 16:00

Kalendari i plotë i javës 32:

Vora-Vllaznia                     18.04.2026, ora 16:00

Egnatia-Flamurtari          18.04.2026, ora 16:00

Teuta-Elbasani                   18.04.2026, ora 19:00

Dinamo-Tirana,                  18.04.2026, ora 19:00

Partizani-Bylis,                   19.04.2026, ora 19:00

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›