E Hënë, 2 Nëntor 2026

Protesta e PD/ Nisin përplasjet në Tiranë, qytetarët nuk i binden urdhërit për lirimin e rrugës

Kanë nisur përplasjet mes protestuesve dhe policisë te sheshi “Uillson”. Forcat e policisë kanë tentuar të lirojnë rrugën për t’iu mundësuar qytetarëve lëvizjne e lirë, por kanë hasur në rezistencën e policisë.

I pranishëm ka qenë edhe eksponenti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, i cili ka patur përplasje me forcat e rendit, duke kundërshtuar lirimin e rrugës.

Ndërkohë që përplasje me policinë ka patur edhe te “Pallati me Shigjeta”, ku sërish protestuesit janë përplasur me policinë pasi kanë refuzuar të lirojnë rrugën.

Kujtojmë që opozita ka bllokuar 5 akset kryesore në Tiranë, kryqëzimin tek rruga e Elbasanit, sheshin para bashkisë së Tiranës, sheshin Uillson, zonën tek Pallati me Shigjeta dhe Zogun e Zi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›