E Diel, 1 Nëntor 2026

Protesta e PD-së/ Informon policia ja rrugët që do të bllokohen nesër

Policia e Tiranës ka njoftuar se si pasojë e protestës së thirrur nga Partia Demokratike, ditën e nesërme (8 maj 2026) do të ketë kufizim të qarkullimit në disa rrugë në kryeqytet.

Sipas njoftimit zyrtar, nga ora 23:45 e ditës së sotme deri në përfundim të protestës, do të bllokohet qarkullimi dhe nuk do të lejohet parkimi i automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga “Ura e Dajtit” deri te rruga “Ismail Qemali”.

Ndërsa nga ora 15:00 e datës 8 maj deri në përfundim të tubimit, do të ndalohet lëvizja e automjeteve në segmentin e bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, nga kryqëzimi pranë Ministrisë së Brendshme deri te sheshi “Nënë Tereza”.

Po ashtu, bllokim të përkohshëm do të ketë edhe në rrugët:

  • “Ukraina e Lirë”
  • “Papa Gjon Pali II”
  • “Ismail Qemali”

Policia e Tiranës u ka bërë apel organizatorëve të respektojnë afatin kohor dhe vendin e përcaktuar për zhvillimin e protestës, ndërsa ka kërkuar që pjesëmarrësit që të distancohen nga çdo veprim i kundërligjshëm që mund të cenojë rendin dhe sigurinë publike.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›